MENU
klinika

“Duhani shkakton tromboza, jo vaksina”

Epidemiologu shpjegon rrezikun e vaksinës AstraZeneca

17.03.2021 - 14:08

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka bërë një analizë me shifra për të treguar se çfarë sigurie ka vaksina e AstraZeneca kundër koronavirusit, të cilën shumë shtete evropiane e kanë pezulluar mes frikës për trombozën që shkakton.

“Kush e ka luksin për t’u vaksinuar (<1% e popullatës deri sot) dhe nuk pranon të vaksinohet i nënshtrohet një risku shumë të madh: infektimit nga COVID-19. 17 milionë vetë janë vaksinuar deri sot me vaksinën e AstraZenecës dhe kanë ndodhur disa raportime mediatike (jo detyrimisht të vërteta) të nivelit të pak dhjetërave”, shkruan Alimehmeti në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa në shpjegimin e tij në emisionin Open mbrëmjen e të martës, Alimehmeti tha se rriskun më të lartë e kanë për trombozë ata që nuk janë të vaksinuar se sa personat që janë vaksinuar.

Sipas Alimehmetit, duhani është faktori numër një i shkaktimit të trombozës në krahasim me vaksinën.

“Efektiviteti i Pfizer është më i lartë, e kemi parë 95% i AstraZeneca është më i ulët.

Shifra është shumë kokëfortë, në popullatën e BE, ne presim një milionë e gjysmë tromboza në vit, presim e në popullatën që ka bërë vaksinën, me një kalkulim shumë të thjeshtë, janë 17 milionë njerëz që e kanë bërë ne presim 1567 tromboza të venave të thella apo tromboemboli pulmonare, por kemi parë 37.

Pra ne prisnim 1530 më shumë.

Duket sikur popullata e pavaksinuar ka rrisk më të lartë se popullata e vaksinuar.

Pra duket sikur është faktor mbrojtës në nivelin 42 fish.

Krahasimi i dytë bëhet me Pfizer. Në Angli kemi 11.5 mln doza Pfizer të bera dhe 9.7 mln doza AstraZeneca të bëra.

Kemi 23 tromboza të Pfizer dhe 27 tromboza të AstraZeneca, pra janë aty aty.

Më saktë një ndër 352 mijë AstraZeneca bën një episod, e kupton? E krahasojmë dot me vdekjen e Codiv?

E një ndër 500 mijë me Pfizer bën një trombozë.

Ndërkohë që normalisht, faktori numër një është duhani, jemi gati ta lëmë? Duhani shkakton trombozat kryesore, jo vaksina”, tha Alimehmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alimehmeti zbulon mutacionet e tjera që ka pësuar COVID-19

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin