MENU
klinika

Flet epidemiologu

A do goditet Shqipëria nga një valë e tretë e COVID pas festave?

14.12.2020 - 10:20

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, i pyetur nëse protestat e ditëve të fundit mund të ndikojnë në shtimin e rasteve me Covid, tha se “nuk ka mjaftueshëm testime që të kuptosh ecurinë”.

“Kjo histori është njësoj si një re që ta mbulon malin që sheh vetëm pjesën hyrëse dhe vetëm një ditë do shohësh pjesën rënëse kur kjo të mbarojë”, tha ai.

A mund të ketë një valë të dytë pas festave?

“Italia ka një element se të gjitha rajonet e kanë koeifiçentin e R poshtë 1. Janë të gjitha rajonet në zbritje dhe kjo bën të mundur nesër rikthimin e një vale tjetër. Tek ne nuk po ndodh, ne kemi vazhdueshëm në rritje. Vazhdon ajo vala që ka nisur në Qershor, rënia e shtrimeve nuk është signifikante, unë e shoh si një fraksion dhe trajektore. Është një numër shumë i vogël që vjen për arsye të tjera. Pastaj rënia me 10 apo 20 ndër 500 nuk është një përqindje shumë e rëndësishme sa të bëjë diferencë. Por nuk mund të përkthehet direkt në hospitalizim, të dyja në të njëjtën javë.”, u shpreh epidemiologu.