MENU
klinika

"Mandati i tretë nuk është trofe, por një kontratë pune për…"

Erion Braçe e nis fjalën me një lutje për viktimat e pandemisë Covid-19

25.03.2021 - 18:52

Zv.kryeministri Erion Braçe dhe kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Fierit e ka nisur fjalën e tij, në këtë hapje të fushatës zgjedhore, me një lutje për viktimat e pandemisë së koronavirusit.

Braçe theksoi se mandati i tretë për PS-në nuk është trofe por një kontratë pune me çdo qytetar për të vazhduar punët që janë nisur dhe për të përmirësuar jetën e gjithsecilit.

Braçe: Do doja që fjalën time këtu ta nisja me një lutje. Shpirti i tyre të prehet në paqe. Ata nuk ia dolën po ne jemi bashkë për t’ia dalë edhe për ta. Kjo është beteja e gjithsecilit për ne për të çuar deri në fund betejën për jetën. Një mandat i tretë nuk është trofe, histori, është një kontratë pune me secilin prej jush shqiptarë kudo që jeni. Kjo është diferenca dhe diferenca vjen nga puna. Puna me nder, dinjitet, zemër.

Kjo punë ka ndryshuar Fierin, Lushnjën, Mallakastrën, Patosin, Divjakën, Roskovecin. Puna e bën diferencën. Ne nuk kemi gjë tjetër veç punës. Duke u mbështetur në të do vazhdojmë duke përmirësuar jetën e gjithsecilit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edona Bilali, është kandidatja e parë që do startojë fushatën

PS nis fushatën me kryesuesen e listës në Shkodër: Me PS për…