MENU
klinika

Pas Meghan Markle

Fansat kërkojnë që Britney Spears të intervistohet nga Oprah Winfrey

20.03.2021 - 12:24

Këngëtarja e njohur, Britney Spears është në qendër të mediave kohëve të fundit.

Fansat e yllit të popit, kanë kërkuar që ajo të realizojë një intervistë për Oprah Winfrey në mënyrë që të rrëfejë ngjarjen e saj të paraqitur në dokumentarin e Neë York Times me titull “Framing Britney”.

Ideja e fansave për këtë intervistë ka ardhur pas bujës që bëri intervista e Princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle e në të cilën ata shpalosën shumë detaje nga jeta e tyre, të cilat tronditën Pallatin Mbretëror.

Burime të afërta me Britney kanë deklaruar se ndonëse ylli i pop-it nuk ka në plan për momentin të realizojë ndonjë intervistë, zgjedhja e parë për të do të ishte Oprah nëse do të vendoste të bënte një gjë të tillë.

Sipas këtij burimi, Britney nuk është e sigurt se dëshiron të flasë për të kaluarën e saj për shkak se nuk dëshiron që të tjerët të flasin për jetën e saj.

39-vjeçarja zakonisht ngurron të flasë për mediat dhe gjithmonë ka qenë e rezervuar sa u përket intervistave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN