MENU
klinika

Formula 1

Ferrari përpara Mercedes në teste, i pari Red Bull

15.03.2021 - 13:59

Në pistën e Sakhir në Bahrein u mbyllën testet dimërore në Formula 1, të vetmet në prag të sezonit 2021. Paraqitjen më të mirë dhe kohën më të shpejtë e dha Max Verstappen me Red Bull.

Ai ishte piloti i vetëm që zbriti nën 1’ 29” dhe makina austriake u duk vërtet në formë të shkëlqyer, duke lënë pas makinën Alpha Tauri dhe në vendin e tretë u rendit makina Ferrari e Carlos Sainz. I dhjeti u rendit Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari. Sërish probleme për Mercedes, vetëm i pesti me Lewis Hamilton.

Ndërsa Valtteri Bottas, me makinën tjetër Mercedes, u rendit në vendin e 16-të. Fernando Alonso, që rikthehet në pistë pas 2 vitesh pushim me Alpine, u klasifikua i nënti, ndërsa Mick Schumacher me Haas e mbylli në vendin e 15-të.

Këto teste evidentuan sërish probleme për Mercedes, që ende nuk duket gati. Lewis Hamilton deklaroi se duhen më shumë teste, pasi është e pamundur në 3 ditë të zbulosh cfarë nuk shkon me makinën që drejton. Probleme edhe për Sebastian Vettel me Aston Martin, që u klasifikua në vendin e 17-të. Tashmë pilotët do të bëhen gati për garën e parë sezonale, që nis javës tjetër, po në Bahrein, më 28 mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN