MENU
klinika

Formula 1

Nisin testet e para, Leclerc “tremb” Ferrarin

12.03.2021 - 14:04

Nisën testet e para të makinave të Formula 1 në Sakhir të Bahreinit. Vetëm gjashtë xhiro për Valtteri Bottas, pesëdhjetë e nëntë për Charles Leclerc, por piloti i Ferrarit ishte përgjegjës për flamurin e parë të kuq të vitit 2021, shkaktuar disa minuta pas pushimit nga një problem me njësinë e energjisë.

Leclerc e u detyrua ta parkonte Ferrarin anash piste. Gjithçka shkoi normalisht për Daniel Ricciardon, i cili ishte më i miri mëngjesin e së premtes. Pas tij bënë mirë Gasly dhe Max Verstappen.

Esteban Ocon u rendit mes Verstappen dhe Leclerc me Alpine A521, i cili të shtunën do t’i besohet Fernando Alonso. Kimi Raikkonen regjistroi performancën e gjashtë me Alfa Romeo Sauber, përpara Sebastian Vettel, i cili bëri debutimin e tij në timonin e Aston Martin.

Paraqitje e mirë për Mick Schumacher me Haas, që u rendit i nënti në provat e para. Vetëm 15 xhiro për djalin e legjendës së Formula 1. Valtteri Bottas u ndal në xhiron e gashtë për shkak të problemeve të kutisë së shpejtësisë.

Një fillim jo i mirë për finlandezin, i cili në pjesën e dytë të ditës i dha timonin Lewis Hamilton. Shtatë herë kampioni i botës preferoi të garojë më vonë se shoku i tij i skuadrës. Testet do të vijojnë për tri ditë, deri të dielën, ndërsa gara e parë do të jetë më 28 mars, po në Bahrein.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak