MENU
klinika

Në sheshin “Skënderbej” vetëm kandidatët për deputetë

FOTO-LAJM/ PS nis fushatën pa militantë

25.03.2021 - 18:08

Edhe Partia Socialiste nisi zyrtarisht fushatën elektorale rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme.

Socialistët do ta hapin fushatën në sheshin “Skënderbej” me praninë vetëm të kandidatëve të saj për deputetë.

Për këtë arsye, në këtë shesh janë vendosur rreth 140 karrige, aq sa është numri i kandidatëve për deputetë.

Tanimë, atje kanë nisur të vijnë kandidatët për deputetë si dhe kryeministri Edi Rama.

PS e zhvillon çeljen e fushatës ndryshe nga herët e tjera, pra pa praninë e qytetarëve për shkak të pandemisë.