MENU
klinika

Çfarë u tha për vaksinat?

Hoti: Të respektohen plotësisht masat kundër COVID-19

05.03.2021 - 10:31

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, ka biseduar për situatën epidemiologjike kundër COVID-19.

Pasi që vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19, u kërkua mirëmbajtja e masave në fuqi dhe respektimi i plotë i tyre. Ndërkohë që, institucionet shëndetësore janë duke punuar intensivisht për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe rritjen e numrit të personelit mjekësor.

Nga shtabet komunale, policia, AVUK-u dhe Inspektoratet, u kërkua që të rrisin angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të bëjnë respektimin rigoroz të masave në fuqi.

Po ashtu, nga të gjithë qytetarët u kërkua që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Isa Mustafa fiton betejën me koronavirusin

“Tjetërkush vendos për jetën tonë, respektoni rregullat!”