MENU
klinika

Tregon nëse do të kandidojë për deputet

Ish-deputeti Eduart Halimi merr postin e rëndësishëm në PD

07.03.2021 - 13:47

Eduard Halimi ka konfirmuar për “BalkanWeb” dhe “News24” se është emëruar koordinator i posaçëm politik i Partisë Demokratike.

Halimi ka theksuar se ka pranuar propozimin e Lulzim Bashës dhe do të merret me administrimin e çështjeve zgjedhore.

Ai ka shtuar më tej se do të koordinojë punën mes drejtuesve në qarqe, ndërsa ka nënvizuar se nuk do të kandidojë për deputet.