MENU
klinika

Trashësia e borës në mbi 50 cm

Ja akset rrugore më problematike në Shkodër

23.03.2021 - 10:33

Reshjet e dëborës në veri të vendit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, për shkak se disa rrugë kanë mbetur të bllokuara, e e ndërsa kanë mbetur pa energji elektrike disa njësi administrative.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se në qarkun e Shkodrës, rrugët e kryesore janë të kalueshme, e ndërsa në disa fshatra ku trashësia e borës ka arritur mbi 50 cm është e vështirë për të kaluar pa zinxhirë.

Njoftimi i plotë
Bashkia Shkoder
Aksi rrugor Bogë-Qafë Thore-Breg Lumi i bllokuar, nga dëbora ku ka rreth 3 m në vendin e quajtur Qafa Thores.

Po punohet për hapjen e këtij aksi rrugor.

Aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit-Breg Lumi e kalueshme me zinxhirë per mjetet e larta ka rreth 40 cm debore, ne vendin e quajtur Mali Shoshit.

Bashkia Malesi e Madhe
Aksi rrugor Gropat e Selcës-Vermosh i kalueshem me zinxhirë per mjetet e larta, në vendin e quajtur Qafë të Bordolecit ka rreth 50 cm deborë, po punojnë borpastrueset.

Bashkia Vau Dejes
Aksi rrugor Muri Turkut-Shllak i kalueshem me zinxhir per mjetet e larta ka rreth  50 cm debore.

Bashkite Pukë dhe Fushë Arrëz
Aksi rrugor Fushe Arrez Qaf Mali e kalueshme me zinxhirë për mjetet e mëdha, ka rreth 70 cm debore, borpastruesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor Qaf Mali Qaf-Shllak e bllokuar ka rreth 1 meter debore, po punojne 2 borpastruese pa nderprerje.

Aksi rrugor F. Arrez Fierze e kalueshme me zinxhirë ka rreth  60 cm debore, borpastruesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor F.Arrez Puke e kalueshme ka mbi 50 cm debore, vendi i quajtur Kroj i Zojes  , borpastuesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor F.Arrez Qaf- Bene e kalueshme ka rreth  20 cm debore borpastuesja po punon pa nderprerje.

Aksi  rrugor F.Arrez-Iballe  e bllokuar ka rreth 70 cm debore.

Ne NjA Qaf-Mali ka Energji Elektrike, rruget jane te kalueshme.

Ne Nj A Iballe, rruget jane te bllokuara nga debora, nuk  ka Energji Elektrike,

Ne NjA Blerim, rruget jane te bllokuara nga debora, nuk  ka Energji Elektrike.

Ne Nj A Fierze rruget jane te bllokuara nga debora, nuk ka Energji Elektrike.

Aksi rrugor Fierze- Fush-Arrez e kalueshme me nje korsi, po punojne 2 borpastruese per hapjen e rruges plotesisht.

Nga DRV Shkoder informohemi se te gjithe akset nacionale jane te qarkullushme dhe pa zinxhir. Ne pjese te vecanta te akseve mqs temp jane te ulta eshte bere kriposja .

Aktualisht në te gjithe territorin e Qarkut Shkodër nuk kemi reshje.