MENU
klinika

Jo vetëm Harry e Meghan

Ja intervistat televizive ndër vite që tronditën Mbretërinë

14.03.2021 - 10:58

Meghan dhe Harry nuk janë të parët që tronditën sistemin mbretëror deri në themele. As Diana nuk renditet ndër të parët, megjithëse ndër intervistat më shokuese. Në fakt durimi i mbretëreshës është vënë në provë shumë herë duke nisur nga viti 1969, kur pioner u bë Edward VIII, që u shfaq në BBC, para 12 milionë shikesve me Wallis Simpson, amerikania e divorcuar disa herë, që e bëri atë të hiqte dorë nga froni i Anglisë duke krijuar kriza institucionale dhe një skandal botëror. Asokohe, ata deklaruan se kishin nevojë për pavarësi dhe se pallati ju ofronte vetëm melankoli dhe hidhërim.

Më tej Lady Diana u shfaq në tv për të treguar se martesa e saj ishte e mbipopulluar ndaj edhe shkoi në divorc.

Në 1996-ën Sara Ferguson, tashmë e divorcuar nga Andrew of York, tha se jeta mbretërore nuk është një përrallë siç shumë mund të mendojnë. Rregullat e tyre ajo nuk i përtypte dot.

Më 2019-ën, Harry dhe Meghan habitën me intervistën dokumentar ‘Harry dhe Meghan: An African Journey’, ku ata folën keq për tabloidët anglez dhe princi pranoi se raporti me vëllain e tij nuk është i mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kristen Stewart nuk është aspak e ngazëllyer

Lady Diana në një film!