Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka bërë publike para pak orësh lidhjen e saj të re me Max Pham Nguyen.
Mesa duket artistja , e cila u nda me Channing Tatum vitin e kaluar, tanimë ka zgjedhur një fillim të ri në jetën e saj. Jessie J e bëri të ditur romancën nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihej së bashku me të dashurin.
Dyshja shiheshin mjaft të lumtur në këto foto, ku 32-vjeçarja kishte zgjedhur që të ndante me ndjekësit e saj disa nga momentet e kaluara me Max Pham Nguyen. Ata dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Vihet re se ky postim të këngëtares pati shumë reagime, ku fansat e saj i uronin më të mirat në lidhjen e re.
Kujtojmë se Para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing dhe vitin që lahmë pas, ato zgjodhën që të mos ishin më bashkë. Lidhja e tyre filloi pak në mënyrë interesante. Jessie dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Deëan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh. Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte super i zënë me karrierën dhe të qenurit baba”.