MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam një gungë te dora, ç’duhet të bëj?

31.03.2021 - 10:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Kam një problem që për momentin më duket thjesht estetik. Kur sforcohem në punë (bëj lëvizje të përsëritura), më del një si gungë te kyçi i dorës dora. Lutem, çfarë është, a duhet të shqetësohem dhe si kyci i doreshiqet?

Mjeku: Fotoja e dërguar nga pacientja tregon për një ostotendinozë. Ato shkaktohen nga sforcot fizike, nga peshat e rënda, si dhe nga punët ritmike (siç është rasti konkret), kur personi e përdor artikulacionin (kyçin e dorës) për shumë orë. Për shembull, kuzhinierët lodhin jo vetëm muskulaturën, por edhe ligamentet dhe tendinat. Këta persona duhet të bëjnë fizioterapi dhe duhet të këshillohen me fizioterapeutin për të bërë verpime të kundërta për të çlodhur artikulacionin dhe për ligamentin.

Pacientja mund të mbajë doreza ortopedike për ta çlodhur dorën, mund të bëjë kompresa të ftohta për 10 ose 15 minuta, si dhe nuk duhet të ngrejë pesha të rënda.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Më sugjeruan stërvitje të fshikzës'

“Unë vuaj nga mosmbajtje e butë urinare”

Nisur nga thonjtë deri tek rrallimi i vetullave

5 ndryshime në trup që mund të zbulojnë shumë për shëndetin