MENU
klinika

Kosovë

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit

13.03.2021 - 10:27

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Numri i votuesve 814129 votues, numri i votuesve me kusht është 89257 votues, ndërsa pjesëmarrja 48,78%.

Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka marë 50,28 përqind apo 438 mijë e 335 vota, PDK 148285 vota apo 17%, LDK ka 110985 apo 12,73%.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, dha statistika edhe për pjesëmarrjen e qytetareve në votime. Ajo konfirmoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë.

“Edhe pse puna e KQZ-së në këtë proces zgjedhor është shoqëruar me sfida të shumta, duke filluar me kohën e shkurtër në dispozicion për të organizuar zgjedhjet, por edhe me problematika që në të shumtën e rasteve padrejtësisht i faturohen KQZ-së, mund të them se KQZ-ja ka arritur që të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Nga këtu, dua t’i drejtohem deputetëve të legjislaturës së ardhshme, subjekteve politike, që reformën zgjedhore të mos e lën në udhëkryq, por t’i japin rrugën e duhur. KQZ-ja është e gatshme për të dhënë kontributin e vet profesional në këtë reformë”, u shpreh ajo.