Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, regjistroi dje listën shumemërore të Partisë DemokratikeKoalicioni Aleanca për Ndryshim.
Por, KQZ-ja nuk do të regjistrojë të gjithë kandidatët e depozituar nga subjekti politik, pasi sipas argumentimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, PD-ja dhe koalicioni ka depozituar më shumë emra seç parashikonte ligji. Kështu nga 222 kandidatë që kishte PD-ja dhe aleatët në të gjithë Shqipërinë, KQZ-ja vendosi të regjistrojë vetëm 168 prej tyre, duke filluar nga numri një deri në numrin limit të lejuar për çdo qark. Në fjalën e tij, Komisioneri argumentoi se përse KQZ-ja nuk mund t’i regjistrojë të gjithë kandidatët e PD-së dhe koalicionit.
“Sa i përket pretendimit të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në lidhje me të drejtën e tyre për të paraqitur në listën e tyre shumemërore të kandidatëve për deputetë në çdo qark një numër më të madh nga ai për të cilin si shkak Komisioneri vendosi kthimin e dokumentacionit për plotësim, në vlerësimin tim mendoj që Neni 67 pika 4 e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve në zonën përkatëse, shtuar dy, është një përcaktim që nuk tregon vetëm numrin minimal të kandidatëve, por tregon se sa është ky numër.
Ky numër i kandidatëve përcaktohet nga tri kritere, numri i mandateve në zonën zgjedhore, shtuar numrin dy dhe në çdo rast përpjesëtohet me numrin 3 në bazë të përfaqësimit gjinor. Në vlerësimin tim, dispozita që përcakton numrin e kandidatëve në listën shumemërore është e qartë. Kjo dispozitë përcakton sa do të jetë numri dhe jo numri minimal. E parashtroj këtë si argument për të kuptuar se ajo dispozitë ka të sanksionuar ekzaktësisht numrin e kandidatëve në listën shumemërore. Unë mendoj se lista shumemërore e kandidatëve për deputetë të paraqitur nga koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim nuk është në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor, unë mendoj se nuk jemi para rastit të refuzimit”, tha midis të tjerash Komisioneri Ilirjan Celibashi.
REAGIMI
Në seancën publike nuk pati asnjë reagim nga përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso, por PD-ja zgjodhi të reagonte përmes një deklarate zyrtare. Përmes saj, selia blu e konsideron të padrejtë vendimin e Komisionerit dhe shton se është i ndikuar nga maxhoranca, të cilën e akuzon se bën çdo përpjekje për të ndryshuar rregullat e lojës. “Vendimi i sotëm (dje) i KQZ-së për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës. Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë”, thuhej në reagimin e PD-së. Ndërkohë në vijim, PD-ja akuzon KQZ-në se me vendimin në fjalë nuk i krijon mundësi përfaqësimit në listë komuniteteve të caktuara. “Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të papërfaqësuara, parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet”, vijon reagimi i PD-së.
LOJA ME PËRFAQËSUESIN E KOMUNITETIT ROM
Kujtojmë që kandidati i koalicionit të PD-Aleanca për Ndryshim, Revelino Çuno, që është edhe përfaqësuesi i Komunitetit Rom, në listën fillestare që depozitoi PD-ja në KQZ më 8 mars ishte i renditur në vendin e 35- të në qarkun e Tiranës. Ndërkohë, në listën përfundimtare vendin e tij e zuri ish-deputeti Asllan Dogjai, ndërsa Çuno u rëndit tri numra më poshtë, duke shkuar nga vendi i 35-të në vendin e 38-të në listën e PD-së. Tashmë, ai është jashtë garës, pasi sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, numri maksimal i kandidatëve në Tiranë është 36.
KANDIDATET QE U PERJASHTUAN
TIRANË
37. Mimoza Hajdarmataj
38. Rivelino Çuno
39. Bashkim Murati
40. Juela Hamiti
41. Dhimitër Muslia
42. Havzi Ahmati
43. Irisa Çupa
44. Oneido Bushi
45. Vjola Kujtimi
KUKËS
4. Admir Sinamati
5. Demush Kastrati
6. Vjollca Omuri
7. Festim Mazrreku
8. Merita Brati
9. Sokol Dida
GJIROKASTËR
7. Bajram Hysa
8. Ditar Hodaj
9. Engjelina Basho
DIBËR
7. Shaban Izvira
8. Denisa Vata
9. Jeton Kaloshi
SHKODËR
13. Arben Lushaj
14. Ermira Kulluri
15. Zydi Rreshketa
16. Astrit Kuçi
17. Lindita Hyseni
18. Ditmir Harusha
19. Liljana Idrizaj
20. Imeldi Sokoli
21. Denisa Meçi
ELBASAN
16. Erlind Gurra
17. Leonard Karaj
18. Sonila Daiu
19. Skënder Hasa
20. Megi Balliu
21. Ibrahim Sako
BERAT
10. Muharrem Hoxhaj
11. Dhurata Gojka
12. Oltion Këri
FIER
19. Ndriçim Bali
20. Aurora Gjeka
21. Roel Zoga
22. Bashkim Xhymertaj
23. Edmond Nushi
24. Aida Sema
KORÇË
13. Arben Kambo
14. Magdalena Hoxha
15. Kiço Tane
16. Landi Gushi
17. Diana Sino
18. Nokollaq Doku
19. Ylli Taho
20. Ilia Kadhena
21. Kristina Kaso
VLORË
13. Lorenc Dane
14. Edmond Fetah
15. Maniola Cikuli
16. Hysni Sharra
17. Ilir Gunbardhi
18. Afrovita Dhimojani
LEZHË
10. Maksim Kola
11. Albert Mëlyshi
12. Leonora Ndreu
DURRËS
16 Aulon Kalaja
17 Armand Barjamaj
18 Arjeta Keçi
19 Artion Brahimaj
20 Ivo Jorgoni
21 Edlira Devolli