MENU
klinika

Shkencëtarët zbuluan se ai rritet në...

Krijohet truri artificial që ngjason me atë të njeriut

02.03.2021 - 10:27

Shkencëtarë kanë krijuar një tru artificial në një laborator, i cili ngjason me atë të njeriut dhe i cili mund të sigurojë një pasqyrë më të mirë të sëmundjeve të tilla si Alzheimeri dhe skizofrenia.

Studiuesit nga Los Anxhelos bënë një analizë gjenetike të gjerë të të ashtuquajturave “organoide”, të cilat u mundësuan atyre të zhvilloheshin dhe të rriteshin në kushte laboratorike deri në 20 muaj.

Ata zbuluan se truri artificial rritet në faza që përkojnë me zhvillimin e trurit tek foshnjat. Kërkimet sugjerojnë që organelet artificiale të trurit mund të zhvillohen përtej fazës së fetusit, në kundërshtim me supozimet e mëparshme.

Duke pasur parasysh këtë zbulim, organoidet mund të maturohen në masën që mund të përdoren për të hulumtuar sëmundjet e trurit të të rriturve, siç është çmenduria. Ato u krijuan duke përdorur të ashtuquajturat. qelizat staminale pluripotente të indukuara, nga të cilat mund të zhvillohen shumë lloje të tjera të qelizave.

Qelizat staminale të përdorura nga shkencëtarët janë marrë nga lëkura dhe qelizat e gjakut dhe janë riprogramuar për t’u kthyer në gjendjen embrionale, transmeton portali arbresh.info

Kur qelizat janë të ekspozuara ndaj kimikateve dhe kushteve të përshtatshme, ato zhvillohen në qeliza të trurit dhe vetë-organizohen për të prodhuar struktura tre-dimensionale që janë një kopje besnike e aspekteve të caktuara të zhvillimit të trurit të vërtetë të njeriut.

Shkencëtarët tashmë po përdorin organoide të trurit të njeriut për të studiuar çrregullimet neurologjike, duke përfshirë autizmin, epilepsinë dhe skizofreninë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN