Eurovision ka bërë publike e renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale. Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.
Renidtja është caktuar nga transemtuesi NPO/NOS/AVROTROS dhe është aprovuar më pas nga Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision, Martin Österdahl.
Ndërkohë kujtojmë se Anxhela do të përfaqësopjë Shqipërinë me këngën “Karma”. Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku avropian. Anxhela bëri edhe disa ndryshime të vogla në krahasim me versionin e parë të këngës. Versioni final është akoma më i fuqishëm dhe u pëlqye më shumë nga fansat e festivalit, ndërsa Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.
Anxhela bëri të ditur disa ditë më parë se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.
Sacha ka punuar për shfaqje të tilla skenike si “Ëarrior” të Nina Sublatti nga “Eurovision 2015” në Vjenë, shfaqjen ikonike të “Fuego” te Eleni Foureira nga “Eurovision 2018” në Lisbonë si dhe shfaqjen mahnitëse “Lovesave” të Iveta Mukuchayn nga Stockholm.