MENU
klinika

Një tjetër iu anulua

Kur Rraklli i shënoi të vetmin gol Anglisë

28.03.2021 - 11:13

Kujtimet në përballjet me Anglinë janë të hidhura, katër ndeshje, katër humbje, 12 gola të pësuar dhe vetëm 1 i shënuar. Mëngjesin e sotëm, FSHF ka risjellë edhe një herë në vëmendje sfidën e fundit të Kombëtares kuqezi me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”.

E luajtur si sot 20 vite më pare, një video kujton edhe një herë golin e kavajasit Altin Rraklli në minutën e 93′ dhe minutat e fundit ishin mjaft emocionuese, teksa Rraklli shënoi menjëherë pas një minuti përsëri, por asistenti dhe arbitri i takimit luksemburgasi Hamer e anuloi atë për pozicion jashtë loje.

POSTIMI I FSHF-së

Si sot 20 vjet më parë Altin Rraklli shënonte këtë gol për Shqipërinë ndaj Anglisë në ndeshjen e luajtur më 28 mars 2001 në stadiumin “Qemal Stafa”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Kore – Japoni 2002”. Ishullorët triumfuan me rezultatin 3-1, por minutat e fundit ishin mjaft emocionuese.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Sulmuesi, i cili ishte futur në lojë si zëvendësues, realizoi në minutën e 93-të një gol të bukur duke zënë në befasi mbrojtjen angleze. E veçanta është se Rraklli realizoi sërish në minutën e 94-t kur rezultati ishte 1-2 për anglezët, duke barazuar në 2-2, por asistenti dhe më pas arbitri luksemburgas, Hamer, e anuluan golin për pozicion jashtë loje të Rrakllit, që në fakt ishte inekzistent.

Ky rast është përdorur si shembull dhe interpretuar më vonë edhe në seminaret e UEFA-s, duke e konsideruar gabim vendimin e arbitrave, pasi goli ishte i rregullt.