MENU
klinika

"Eurovision"

Ky është versioni final i këngës së Anxhela Peristerit

02.03.2021 - 10:06

Anxhela Peristeri ka publikuar ditën e sotme videoklipin zyrtar për këngën ‘Karma” me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në festivalin më të madhe evropian, “Eurovision”. Përveç videoklipit që është punuar me detaje, duket se Anxhela ka bërë disa ndryshime nga versioni i parë i këngës me të cilën u prezantua në “Festivalin e Këngës”. Versioni final duket akoma më i fuqishëm dhe është pëlqyer shumë nga fansat e festivalit, ndërsa këngëtarja ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

Kjo është shumë herë më mirë se origjinali. Jam i shokuar”, shkruan dikush në kanalin e “Eurovision” në “Youtube”.

Përkufizimi i epikes. Mezi po pres ta shikoj në skenën e Roterdamit. Ky ripunim është i mrekullueshëm”, shkruan dikush tjetër.

Më pëlqen më shumë ky version, fatmirësisht bëri më mirë nga ç’e prisja”, komenton dikush.

Ndërsa të tjerë janë shprehur të lumtur që Anmxhela e ka mbajtur këngën në gjuhën shqipe dhe e përgëzojnë për zërin e saj të fuqishëm.

Kujtojmë se së fundmi, Peristeri, vendosi të pozonte me veshje tradicionale shqiptare për të promovuar këngën e saj në “Eurovision”. Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram publikoi këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë kështu me ndjekësit e shumtë.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, shkroi faqja zyrtare e “Eurovision”-it.

Festivali evropian këtë vit do të mbahet në Roterdam në datat 18, 20 dhe 22 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me të do na përfaqësojë në “Eurovision”

Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës “Karma”