MENU
klinika

Do përfundojë turin rajonal me Malin e Zi

Lajçaku sot vazhdon vizitën në Serbi

03.03.2021 - 11:23

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të vazhdojë vizitën rajonale në Serbi. Diplomati sllovak qëndroi për tri ditë në Kosovë, ku u takua me krerë institucionalë e partiakë.

Në Serbi do të qëndrojë deri nesër, për të vazhduar vizitën në Mal të Zi, me çka edhe do të përmbyllet turi i tij rajonal. Lajçaku tha se pret që dialogu Kosovë – Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja, të nisë sapo të formohet qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN