MENU
klinika

Nga Mentor Nazarko

LDK, si shpëtuese e Kosovës, përsëri përballë Kurtit

14.03.2021 - 22:16

Nga Mentor Nazarko

Kongresi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës e gjeti njëpasardhës për Isa Mustafën mes tre kandidatëve që hynë në garë e qepërfaqësonin dy prirje të ndryshme. Fitoi kritiku i fortë i PDK-së, Lumir Abdixhiku, që bashku me Besian Mustafën ishin më të hapur për marrëdhënie të mira me grupin Kurti-Osmani dhe humbi Lutfi Haziri i orientuar për marrëdhënie të mira me PDK-në, së pari, dhe më pas me Vetvendosjen. Kongresi u zhvillua në mënyrën më të qetë të mundshme,krejt ndryshe qoftë nga kongreset që zhvillohen në botën shqiptare,qoftë edhe nga “kongresi i karrigeve”, i zhvilluar për të përcaktuar trashëgiminë e Rugovës. Rivalët shkëmbyen gjeste miqësie, gjeste solidariteti, gjeste bashkëpunimi duke shmangur fjalimet në të cilat do të duhet të sulmonin njëri-tjetrin, ashtu si edhe duke premtuar një lloj vijimësie të qetë të jetës së partisë së Ibrahim Rugovës. Kjo ështëshpresëdhënëse për një parti e cila ka qënë model për botën politike kosovare, por edhe për botën politike shqiptare me demokracinë e vet pavarësisht incidentit të ashtuquajtur ‘’të karrigeve’’. Por dhe për tëekuilibruar një prirje të re jo thjesht ideologjike si Vetëvendosja e Kurtit që prej Kosovës, synon të dominojë krejt botën shqiptare.

Veçoritë e këtij kongresi nuk mbeten tek kalorësia e gjesteve të rivalëve: ishte shumë interesante sepse stafetdhënësi, baba i partisë, Isa Mustafa u tërhoq nga promovimi publik ose jo, a mbrojtja për njërin apo për tjetrin kandidat, duke mos marrë pjesë në këtë kongres duke orientuar delegatët. Ardhja në krye të partisë më të vjetër të Kosovës, Lidhjes Demokratike, i një politikani si Abdixhiku, përfaqëson një mundësi rinovimi jo thjesht brezor, por edhe në stilin e të bërit politikë, një difekt i cili ka përcaktuar humbjen e rëndë të afro 100 mijë votaveprej kësaj partie në një vit që nga zgjedhjet e fundit. Ky përforcim jo thjesht brezor, por edhe shumëfishimi i metodave të të bërit politikë, mund tëkrijojë një alternativë të rinovuar tërësisht përballë partisë së Kurtit e cila demostroi jo thjesht agresivitet, jo thjesht një konsistencë me tëashtuquajturat parimet themelore të saj për 15 vjet, por edhe në metodat dhe komunikimin politik në të cilat LDK çaloi dukshëm. Kosova iu nënshtrua një fushate agresive inteligjente të komunikimit dhe LDK e pa veten shpesh në vetëmbrojtje duke mos ditur që të propagandojë ato që ishin arritjet më të mëdha jo vetëm të asaj qeverie, por për mbarëKosovën. Nuk arriti të mbronte marrëveshjen e Uashingtonit njëmoment kulmor në marrëdhëniet e Kosovës me botën, me perëndimin,me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse një rast i humbur për përmbylljen e kapitullit të dialogut me Serbinë, si hapje e një faqeje tëre në marrëdhëniet me armikun historik prej të cilit Kosova u shkëput jo thjesht territorialisht. Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arriti të mbrojë jo vetëm marrëveshjen e Uashingtonit po e disa nga ato që ishin të arriturat e saj, në tema për të cilat u akuzua, ndonëse bëri punë me një shumicë të ngushtë. Nuk arriti dot të mbronteluftën kundër korrupsionit e cila u bë e fortë. LDK mbeti peng i stilit tëintelektualëve që kanë drejtuar deri më sot larg vëmendjes publike, pa fushata të organizuara të PR që promovonin a shumëfishonin efektet e këtij aksioni antikorrupsion në opinionin publik. U larguan gjatë kësaj qeverisje, kryetarë, drejtorë, shefa shërbimesh , emërtesë e politikës sëvjetër të Kosovës në këto 20 vjet, me pozita të rëndësishme nëekzekutiv, të ashtuquajturit mëkëmbës të partive të luftës në pushtetin ekonomik, në shërbimet sekrete apo në sektorët e tjerë të ekonomisëpublike. LDK, njerëzit e saj Hoti, Mustafa nuk shitën asgjë publikishtgjatë mandatit, madje zhvilluan shpesh operacione edhe pas zgjedhjevesi ishte rasti i arrestimeve në dy ministri. Me gjasë LDK e re do të jetëtë paktën një LDK moderne në komunikim. Sot jetojmë në kohët e komunikimit kur nëse nuk komunikon mirë nuk ekziston. Dhe kjo parti me drejtues të rinj me gjasë do të dijë që të vejë gishtin në plagë duke korrigjuar këtë difekt historik. Lumir Abdixhiku si dhe rivalët e tij kanëtreguar njëkohësisht se e respektojnë trashëgimninë e paraardhësve tëtyre, sepse asnjeri prej tyre me përjashtime të vogla nuk ka zgjedhur qëta kritikojë egërsisht atë. Kjo nuk do të thotë se zhvillimet që po ndodhin janë të përcaktuara tërësisht prej Isa Mustafës. Këto dy a tre cilësi të tranzicionit në LDK treguan se LDK mbetet një parti e cila përfaqëson pjekurinë tradicionale të popullit të Kosovës, kultivuar nëpërmjet odave, nëpërmjet traditës zakonore, nëpërmjet shumëshembujve të veprave të mira që populli i Kosovës ka zhvilluar nëmomentet më të rëndësishme të historisë.

Profil i  Isa Mustafës, ndonëse jo epitaf politik

Fakti i keq është se gjatë këtyre 10 vjetëve që ai ka qënë në krye tëLDK, ajo është tretur, ka humbur elektorat. Por ky nuk është tregues i domosdoshëm i asaj që Mustafa pati bjerrje morale apo se ai pagoi koston e të qënit një autokrat i lidhur patologjikisht me pushtetin ekzekutiv apo me drejtimin e partisë në mënyrë të ngjashme me sivëllezërit e tij ideologjik në shqipëri, si Berisha apo si dikush tjetër kudo në Ballkan. Isa Mustafa përgjithësisht ka luajtur rolin e babait tëurtë të shtëpisë i cili është kujdesur që djemtë e tij të mos bëjnë sherr, tëmos zihen me njëri-tjetrin dhe duke u dhënë hapësirën që ata kanëmerituar në drejtimin e partisë, deri sa të përgatiste testamentin. Nuk ka qënë një parti e drejtuar në mënyrë atidemokratike, autokratike por njëparti ku përgjithësisht i është dhënë vend të rinjve në drejtim, ndonëse ata ngjan se nuk kanë arritur kohezion absolut. Mjaft të jepet njëshembull, ai i zonjës Vjosa Osmani. Osmani ka qënë përgjithësisht nëkëto  5-6 vitet e fundit një rebele e partisë, mirëpo kjo nuk e pengoi Isa Mustafën që ta kandidonte dy vjet më përpara si kandidaten për kryeministre të kësaj partie, lëvizje brilante që e rriti LDK-në, ose ndaloi rënien. Mustafa nuk është përfolur si është përfolur Berisha, apo si janë përfolur sivëllezërit e vet në keqbërje në pushtetin ekzekutiv,qoftë në pushtetin vendor në krye të Prishtinës apo edhe më herët megjithëse ka drejtuar një institucion informal siç ishte Fondi Vendlindja thërret. Ende nuk ka prova apo gjurmë që ta fajësojnë atë për ndonjë keqbërje, ndonëse ai e ka ndjerë gjithmonë mbrapa kurrizit presionin apo hijen e zotit Thaçi. Profesori Mustafa është përpjekur jo thjesht për të ruajtur një imazh të mirë, si drejtues i urtë i një partie historike, apo i ka dhënë dimensionit drejtues të një kryetari partie,aftësitë e veta në ekonomi, financë jo thjesht vazhdimësi, për shkak se është një politikan i vjetër, ndoshta nga më të vjetrit në Kosovë. Çka është më e rëndësishmja, ka ditur të ruajë boshtin themelor tëekzistencës së Kosovës, që janë marrëdhëniet me perëndimin. Nëkongresin e LDK-së, tre vjet më parë në mbështetje të tij ishin disa nga figurat më kryesore të të djathtës evropiane të cilët lavdëruan punën e Mustafës në krye të Prishtinës, ndryshimet që solli ai në krye të LDK, diçka e pazakontë për një politikan të moshës së tij. Por Mustafa apo produkti i tij politik paguan koston e mos modernizimit të komunikimit publik. Kështu që edhe sot ai largohet si dikushi për të cilin as kundërshtarët e vet nuk do kenë diçka të rëndë çfarë të thonë. Paradoksalisht LDK e tij tkurret drastikisht në një vit, ndonëse Haga mund të japë drejtësi për viktimat e shquara të partisë së tij pas Luftës, apo se LDK sakrifikoi për të ruajtur marrëdhënien e Kosovës me Perëndimin.

Qëndrimi i Kurtit… dhe Osmanit.

Është i njohur fakti që zoti Kurti jo thjesht në shfaqjet e veta ndërkombëtare është duke thënë që në krye të Kosovës pritet të vijë njëaleancë e të majtës me të djathtën duke iu referuar për të djathtë partisëgrupit të zonjës Osmani, grup i cili vjen kryesisht nga LDK. Ngjan kjo si një dëshirë e tij që forcën politike në krye të kësaj qeverie ta paraqisësi një koalicion të gjerë midis të majtës dhe të djathtës, që i ngjan pse jo edhe koalicionit të madh gjerman. Ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe, sepse në këto muajt e fundit Osmani, nuk ka treguar kurrfarë diferencimi në pozicione nga Kurti. Megjithatë zhvillimet e LDK-së,mund të sjellin një riformatim të forcave politike që nesër do qeverisin Kosovën. 1) Mund të pritet që ky grup parlamentar i LDK-së, i përbërënga 15 deputetë t’i bashkohej zonjës Osmani (që do bëhej me 23 vetë) dhe ja ku jemi në një rishfaqje të atij koalicioni të dhjetorit 2019 të LDKme Vetvendosjen por pa Isa Mustafën. 2) Mund të kemi pse jo edhe njëbashkim të këtij grupi, vetëm me zotin Kurti për shkak se egoja e Abdixhikut, mund ta shtyjë që të mos identifikohet me zonjën Osmani. Kësisoj në këto dy skenarë, mund të kemi një përkëmbim interesant. Nëse do bashkohej me Osmanin, LDK do vijonte të mbetej ksisoj si njëlloj kundërpeshe e zotit Kurti në kuadër të zhvillimeve të pritshme tëdialogut me Serbinë, një prioritet amerikano-europian, Kosova, ndërsa qeveria e saj pritet të hyjë në angazhime apo në detyrime të vështira për të cilat nevojitet një konsensus sa më i gjerë. Dhe në kuadër të këtyre zhvillimeve të pritshme zoti Kurti zonja Osmani nuk do të kenë më ditët e mjaltit si deri më tani. Së pari do të hyjnë në konflikt për rolin drejtues me delegacionin që do të negociojnë me Serbinë sepse kompetencat e presidentit të Kosovës janë të fuqishme pavarësisht se çarë është thënëmë përpara. Pastaj dhe për cilësië e marrëveshjes, sepse ka shenja se Osmani po riorientohet kah SHBA-ja, ku është formuar akademikisht. Dhe nëse besojmë se dhe Abdixhiku do ketë të njëjtin orientim, i mbështetur me gjasë nga SHBA-ja, atëherë Kosova shpëton sërish nga drejtimi monopartiak në një moment kyç të historisë së saj.Por kësaj radhe janë të rinj kundër të rinjve, bashkë me njeri tjetrin.