MENU
klinika

Në hapat e mamit dhe babit

Liani është “muzikanti” më i ri i familjes!

30.03.2021 - 10:26

Vogëlushi i Vesa Lumës, Liani, është një ndër fëmijët më të njohur të showbiz-it shqiptar, i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e tij.

Ai shfaqet vazhdimisht në postimet e shumta të së ëmës në Instagram, ndërsa së fundmi na ka marrë vëmendjen me një video ku tregon talentin e tij në muzikë.

Ai ka mësuar t’i bjerë daulles dhe na ka befasuar të gjithëve me performancën e tij. E para që është emocionuar nga ecuria e Lianit është sigurisht Vesa, e cila s’mban dot veten nga gëzimi.

“Nuk ngopem me vogëlushin tim duke luajtur në daulle”- shkruan Vesa e emocionuar.

Megjithëse prej kohësh janë shpërngulur në Zelandën e Re për një jetë më të mirë, Vesa Luma dhe Big Basta vazhdojnë ta edukojnë djalin e tyre me dashurinë për vendlindjen.

Ata i flasin të birit shqip dhe i mësojnë historinë e vendit nga vjen, ndaj Liani është një patriot i vogël që na kënaq çdo herë me dashurinë e tij për origjinën.

Madje, ai është ndjerë tepër krenar dhe i befasuar kur ka dëgjuar për herë të parë këngëtaren Dua Lipa të flasë shqip.

Ky moment i bukur nuk ka kaluar pa u filmuar nga Vesa, e cila është shkrirë së qeshuri me reagimin e të birit.

“Dua Lipa flet shqipen”- thotë  Liani teksa mbulon dorën me gojë i habitur dhe buzëqesh me të madhe.

Më tej ai tregon se kur ta takojë Duan, do t’i japë një përqafim të madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN