MENU
klinika

Numër i lartë të infektuarish me Covid

M. e Veriut: Të dielën mbërrijnë dozat e vaksinës ruse

06.03.2021 - 13:25

Ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital  për shkak të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zoan Zaev së fundmi ka bërë me dije se pritet që të dielën në Maqedoni të mbërrijnë 3000 doza të vaksinës ruse.

“Unë kam informacionin. Të dielën ne presim që 3.000 të vijnë përmes DHL. Ministri po organizohet me ambasadorin për t’i marrë ata dhe për t’i lëshuar normalisht”, ka thënë Zaev.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për “Sitel” tha se sipas njoftimeve, vaksinat ruse do të mbërrijnë të dielën me një transport të veçantë.

Tani procedura administrative është sqaruar, tani po flasim kur duhet të vijë vaksina kineze. Ajo që dimë me siguri është se po flasim dhe pala kineze merr përsipër që e gjithë shuma do të mbërrijë menjëherë. Por tani, me të vërtetë nuk e di, unë pres informacion”, tha Filipçe.

Ai edhe një herë u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese, sepse numri po rritet jo vetëm nga prania e llojit të virusit britanik por edhe nga mos mbajtja e maskave mbrojtëse ditët e fundit pasi moti u ngroh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kushtëzimet për të shkuar në Greqi dhe Malin e Zi!

Kufizimet nga koronavirusi/ Lëvizje e lirë me Kosovën e Maqedoninë