MENU
klinika

"Una voce d’angelo!"

Magjia skenike e zërit engjëllor

23.03.2021 - 16:37

         Aktori shqiptar i përmasave botërore, njohu vetëm shkëlqim në çdo skenë.

Me portretin, mimikën dhe zërin,  Aleksandër Moisiu mahniti dhe imponoi një nivel shumë të lartë artistik, interpretativ dhe ndjeshmëri të rrallë në lojën aktoriale. Mbreti i skenës, shqiptari i zhvendosur herët në Itali, mbetet legjenda që Shqipëria i fali teatrit evropian e më gjerë. 

Aleksander Moisiu me nenen, Amalia De Rada

Fotografia e mësipërme është ndër të rralla e Aleksandër Moisiut me të ëmën, në Berlin, në vitin 1925.

Amalia de Rada, nëna arbëreshe e aktorit të famshëm (1879-1935), babai i të cilit, ishte nga Kavaja, ndiqte me interesim të madh çdo sukses të të birit.

Sipas gazetës austriake “Die Bühne”, 83-vjeçarja, e cila kishte mbetur e ve që nga viti 1912, ulej pranë gramafonit për të dëgjuar me orë të tëra zërin e Aleksandrit të saj dhe përshpëriste: “Una voce d’angelo!” – Zë engjëllor!…

Kur ndodhej në Vjenë, ajo shkonte thuajse çdo mbrëmje në teatër dhe nuk ia ndante sytë të birit. Por merrte mundimin të shkonte deri në Berlin, kur Moisiu jepte shfaqje atje.

Në Berlin, kur po shfaqej drama “Jedermann”, ndodhi diçka interesante: Gjatë njërit prej akteve, Moisiu qëndron pothuajse gjithë kohën në skenë dhe flet pandërprerë. Në një çast, shfaqet një aktor tjetër, i cili fillon një monolog, ndërsa Moisiu qëndron në heshtje.

Zonja e moshuar i drejtohet zotërisë që ishte ulur pranë saj, një shkrimtar i njohur berlinez dhe i thotë: “Këtë skenë mund ta kishin hequr fare. Kur nuk flet Aleksandri, skena nuk ka kuptim…”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit