Morgan Carey, vëllai i madh i Mariah Carey ka paditur yllin e muzikës pop për shpifje pas botimit të librit “The meaning of Mariah Carey”. 61-vjeçari hedh poshtë akuzat e ngritura nga e motra, të cilin e ka cilësuar si të dhunshëm në librin e saj të botuar pak kohë më parë.
“Ai nuk është aspak ziliqar i suksesit të jashtëzakonshëm artistik dhe personal të motrës së tij, i ka shijuar sukseset e tij si profesionale ashtu edhe personale dhe gjithmonë i ka dëshiruar më të mirën”, thuhet në padi.
Procedimi gjyqësor vjen një muaj pasi motra e madhe e saj, Alison Carey, paraqiti një padi prej 1.25 milion dollarë kundër këngëtares për pretendimin se i ka shkaktuar “shqetësim të madh emocional”. Alison shprehej se Mariah kishte trilluar histori për të promovuar shitjet e librit të saj.
Kujtojmë qësShtatorin e kaluar, këngëtarja publikoi librin e shumëpërfolur në të cilën shkruante se motra e madhe, Alison Carey e kishte droguar kur kishte qenë fëmijë, ndërsa i vëllai e kishte dhunuar fizikisht.