MENU
klinika

La Liga, Java 28

Messi dopietë dhe asist, Barça luan “tenis”

21.03.2021 - 23:01

Barcelona nuk gabon në transfertën me Real Sociedad, madje duke fituar bindshëm, me rezultatin 6-1. Messi shënoi dy gola dhe dha një asist, duke ndihmuar ekipin e tij të ndjekë hapat e rivalëve.

Griezmann dhe Dest (Messi asistoi) shënuan në minutat 37’ dhe 43’, duke mbyllur pjesën e parë më avantazhin 0-2. Pjesa e dytë do të kishte vend edhe për më shumë spektakël me Dest që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barçën në minutën e 53’.

Messi u fut në skenë 3 minuta më vonë, ndërsa Dembele çoi ndeshjen në 0-5 në minutën e 71’. Sociedad shënoi golin e nderit 6 minuta më vonë me anë të Muguruzas, ndërsa Messi mbylli gjithçka në 1-6 në fund. Kështu, Barça merr fitoren e pestë radhazi në La Liga dhe rimerr vendin e dytë, me 4 pikë më pak se Atletico Madrid që është në krye.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN