MENU
klinika

La Liga, Java 27

Messi dopietë dhe asist, Barcelona afrohet me kreun

15.03.2021 - 23:00

Katër fitore radhazi në La Liga dhe tashmë Barcelona afrohet me kreun, -4 pikë larg Atletico Madrid. Katalanasit fituan në shtëpi 4-1 ndaj Huesca. Vendasit shënuan nga dy gola për secilën pjesë.

Serinë e golave për Barcelonën e hapi Messi, teksa shënoi një gol të bukur në minutën e 13-të. Pastaj radha ishte e Griezmann që shënoi me një goditje shumë të bukur. Francezi çoi topin në trekëndësh në minutën e 35’, duke i dhënë avantazhin 2-0 ekipit të tij.

Në fundin e pjesës së parë një episod vërtet i pabesueshëm. Miqtë kanë ngushtuar diferencën e golave në 2-1 me Mir. Ky i fundit ka shënuar nga penalltia, por akordimi i saj ishte mjaft i çuditshëm, pasi nga pamjet duket që topi ka kaluar dhe Ter Stegen nuk e prek sulmuesin.

Në pjesën e dytë Barcelona ka shënuar golin e 3-1 në minutën e 53’. Autor i golit ishte Oscar Mingueza, i cili kërceu mbi të gjithë në zonë me kokë. Mbrojtësi shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës në karrierën e tij. Asistin e golit e dha Messi

Dhe në fund do të ishte sërish Messi që do të shënonte. Dopietë personale për argjentinasin në natën rekord të ndeshjeve me Barcelonën. Barcelona fiton 4-1, Messi ngjitet në kuotën e 21 golave në La Liga, 3 më pak është Suarez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN