MENU
klinika

Rezoluta e PE për Shqipërinë/ "Një tjetër vijë e kuqe është…"

Meta: Zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare që Shqipëria të ecë përpara

05.03.2021 - 14:29

Presidenti Ilir Meta ka theksuar sot edhe një herë rëndësinë që kanë zgjedhjet e 25 prilit për integrimin e vendit. Deklarata e tij vjen një ditë pasi Komisioni i Jashtëm i PE miratoi projekt rezolutën për Shqipërinë.

Sipas Metës, “kjo rezolutë thekson edhe një herë problemet më të mëdha që ka Shqipëria përpara. BE e mbështet integrimin e Shqipërisë, por nuk do bëjë asnjë kompromis apo lëshim të kushteve të vendosura në 25 mars të vitit të kaluar.
Pra rruga evropiane kalon vetëm përmes plotësimit të të gjitha kushteve”.

Zgjedhjet e 25 prillit janë “vendimtare që Shqipëria ose të përparojë me shpejtësi në negociata ose të mbetet përsëri në vend numëro, apo më keq të bëjë hapa prapa”, theksoi Meta.

Kreu i shtetit theksoi në fjalën e tij në konferencën me mediat se “liria e medias që vijon në trysni të jashtëzakonshme përbën një tjetër vijë të kuqe për Shqipërinë”.

“Jam i bindur se populli shqiptar vijon të gëzojë mbështetjen e Evropës e është i ndërgjegjshëm se ai do i japë zgjidhje problemeve e pengesave që na duhet ti kalojmë përmes zgjedhjeve demokratike”.

Presidenti tha se nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga dita e zgjedhjeve dhe e vuri theksin tek nevoja që qytetarët të informohen dhe edukohen për mënyrën se si do votojnë këtë herë por edhe për marrjen në konsideratë të shtyrjes së afatit të vlefshmërinë se dokumenteve të identifikimit”.

“Sot jemi 50 ditë larg ditës së zgjedhjeve dhe zgjedhësit nuk janë informuar për mënyrën e re të votimit.

Rëndësia e jashtëzakonshne si kryekusht për të ecur me një ritëm tjetër në celjen e negociatave, nga shoqeria civile u theksua zgjatja e afatit të vlefshmirisë së kartave të identitetit. 800 mijë zgjedhësve u ka skaduar, nevoja e funksionimit të shpejtë e efikas të organeve të drejtësisë pëor të hetuar të gjitha krimet zgjedhore. Një shqetësim tjetër është shtimi i aktiveteve të ndaluara me ligj, si koncesionet, tendera publike, leje, legaizmime, ligje me imapkt elektoral, të ndaluara qartë nga kodi zgjedhor”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Najada Çomo dhe Luljeta Bozdo në listat e PS/ "Me rëndësi është që…"

Presidenti Meta: Qytetarët të shikojnë me vëmendje kandidatët