MENU
klinika

Dedikimi për të atin

Mick Schumacher bën 22 vjeç, domethënia e numrit 47

22.03.2021 - 14:16

Nis numërimi mbrapsht për Çmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1, gara e parë sezonale. Dhe e hëna filloi me datëlindjen e Mick Schumacher, që festoi 22-vjetori. Për pilotin gjerman nuk lejohen shpërqendrimet në debutimin e tij në Formula 1, mbi të gjitha për të mos ulur reputacionin e babait të Michael Schumacher.

Mick tregon pse zgjodhi numrin 47 në makinën e tij. Katra sepse është numri i tij i preferuar që kur ka nisur të garojë. Dhe shtata është dedikim për të atin, për shtatë titujt kampionë në Formula 1. Plus fakti që shuma e datave të ditëlindjeve në familje në fund ka numrin 47. Mjaft domethënëse për pilotin e skuderisë Haas, që kërkon të lërë gjurmë që në debutim.

Jo vetëm skuadra e Hass e uroi për ditëlindjen Mick Schumacher. Edhe Ferrari e uroi atë me një imazh të Mick me një uniformë të kuqe: tani për tani “vetëm” si një anëtar i Akademisë së Pilotëve Ferrari. Në të ardhmen, kush e di…! Kështu shkruhej në postimin e makinës kokëkuqe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ish-shoku i skuadrës, Felipe Massa

“Situata e Schumit nuk është e mirë, lutem për të”