MENU
klinika

Qyteza e mallkuar

Mos guxoni të shkoni në… Colobraro

04.03.2021 - 16:37

        Rrëzë kodrave të jugut të Italisë, Colobraro duket si një panoramë e përkryer e njëkohësisht, e çuditshme.

Por, ky qytet mahnitës ka edhe një të fshehtë. Banorët, nuk do ta thonin kurrë emrin e vendit ku jetojnë. Colobraro, thuhet të jetë i mallkuar, sipas ngjarjeve të rënda dhe fatkeqësive që i tregojnë vetë banorët.

Legjenda se vendi është i mallkuar, njihet që në vitet ’40, kur kryetari i atëhershëm i bashkisë në Colobraro, Biagio Virgilio, thuhet se shpalli në mbledhjen e këshillit të bashkisë: “a mund të bjerë poshtë ky llambadar, nëse nuk po them të vërtetën”.

Qyteza jugore në Itali, ruan sekrete të frikshme, sa edhe vendasit i referohen si “fshati pa emër”. Historitë nisën të qarkullonin pas viteve 1940, kur ish- kryebashkiaku Biagio Virgilio, tha në një takim të këshillit se “nëse nuk them të vërtetën, ky llampadar rëntë përtokë”.

Çuditërisht, brenda disa sekondash, llampadari gjigant, nga tavani i ra mbi kokë kryebashkiakut dhe banorët besojnë, se ai lëshoi një mallkim për vendin. Fshatarët e besojnë mallkimin dhe tregojnë se një numër tragjedish të pashpjegueshme, kanë ndodhur prej atëherë. Fama e keqe është përhapur gjerë, aq sa banorët thonë se në vendet fqinje, njerëzit u largohen kur mësojnë se dikush është nga Colobraro. Edhe vetë emri i qytezës ka një origjinë të tmerrshme – vjen nga fjala ‘coluber’, që do të thotë ‘gjarpër’ dhe sikur thuhet mes banorëve, aty është vendi ku “jetojnë frymë të liga”.

Colobraro përflitet gjithashtu, si vendi i grave që bëjnë magji dhe i syrit të keq. Ato shpeshherë trajtoheshin dhe si shëruese, pasi këshillonin njerëzit nga vendet përreth, për kurimin e dhimbjeve të kokës, apo edhe për t’u çliruar nga mallkimi.

Në kurat e tyre, ato përdorin një përzierje kripe, qymyri dhe uji, me të cilën fërkojnë në ball personin e prekur dhe më pas, ujin e hedhin në rrugicat e qytetit. Por, megjithëse ato nuk ekzistojnë më, shumë tremben se fuqitë e tyre ruajnë ende efektin. Ka gjithashtu histori për gjera të çuditshme që kanë ndodhur, si fëmijë të lindur me dy zemra ose tre mushkëri.

Aksidentet apo rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur shpesh në Colobraro, por fatkeqësitë thuhet se prekin vetëm vizitorët.

Elena di Napoli, banore, thotë: “Sigurisht, duke pasur parasysh origjinën time, jam e mbrojtur ndaj këtyre fenomeneve. Këto gjëra u ndodhin vetëm njerëzve që vijnë këtu për herë të parë dhe që i besojnë”.

Por, të tjerë i hedhin poshtë idetë dhe këmbëngulin se llampadri i ra në kokë e Biagio Virgilio-s, sepse nuk ishte montuar mirë.

Një tjetër vendas, Matteo, tha për BBC: “Don Biagio Virgilio? Sigurisht që e mbaj mend! Fatkeqësitë i kanë sajuar njerëzit. Kur dikujt që vjen në fshat i bie goma, apo i prishet motori, ata fajësojnë fshatin”.

Por, kjo përsëri nuk i ndalon banorët e Colobraros, të shfrytëzojnë thashethemet.

Çdo vit, ata japin një shfaqje në rrugë për të celebruar trashëgiminë famëkeqe të qytetit. Në festën e zakonshme gjatë muajit gusht, nuk mungojnë shtrigat, magjistaret, apo njeriu-ujk.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një thirrje e përhershme

Apologjia e Sokratit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit