MENU
klinika

Zbulohet lidhja mes emrit të fëmijës dhe Mbretëreshës Elizabeth

Motra e Kate Middleton bëhet nënë për herë të dytë!

16.03.2021 - 10:43

Motra e Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, James Matthews kanë pritur një vajzë, e cila erdhi në jetë mëngjesin e kësaj të hëne.

Nëna dhe fëmija janë shumë mirë. Ajo është perfekte, të gjithë janë shumë të lumtur për ardhjen e saj në jetë”, ka thënë një burim për “Hello!”.

Çifti i njohur kanë vendosur që të voglën e tyre ta pagëzojnë me emrin Grace Elizabeth Jane Matthews, që duket se ka një kuptim shumë të veçantë për ta. Disa thonë se emri i dytë i vogëlushes është një nderim për figurën e gjysheve të saj, Carole Elizabeth Middleton dhe Jane Matthes. Gjithashtu ka të tjerë që mendojnë se Elizabeth mund t’i jetë vendosur për shkak të lidhjeve që ata kanë me familjen mbretërore, në këtë rast me mbretëreshën Elizabeth.

Thashethemet për shtatzëninë e Pippa filluan menjëherë përpara Krishtlindjeve kur Page Six raportoi se çifti prisnin një fëmijë tjetër. Mirëpo, Pippa nuk ka komentuar asnjëherë për shtatzëninë e saj dhe preferon të mbajë një profil të ulët publik.

Kujtojmë se Pippa dhe James janë martuar në vitin 2017 dhe jetojnë në një shtëpi 17 milion paund në Londër. Ata janë gjithashtu prindër të një djali dy vjeçar, të quajtur Arthur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Foto/ Ja si duket dukesha...

Kate Middelton bën ndryshimin drastik