Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë hapur pasditen e kësaj të enjte fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Lidhur me këtë temë, analisti Mustafa Nano tha se PD asiociohet më shumë me protestat sepse është krijuar atëherë kur protestohej, ndërkohë që shtoi se PS ka preferuar zgjidhje më pak të bujshme.
I pyetur lidhur me vendet që ata kanë zgjedhur jo shumë larg njëri-tjetrit, Nano tha se kjo gjë është e zakonshme, pasi sipas tij Bulevardi që nga momenti që është krijuar ka bërë historinë e Shqipërisë.
Zoti Nano ka nisur fushata elektorale, cila është përshtypja juaj e parë edhe mbi dekorin që kanë përzgjedhur dy forcat politike për të hapur këtë fushatë?
PD asiociohet më shumë me protestat sepse është krijuar atëherë kur protestohej. PS ka preferuar zgjidhje më pak të bujshme. Kjo më kujton fushatën elektorale në Amerikë. PD është më sfiduese ndaj legalitetetit, PS ka qenë më e ndrojtur. Mund të ketë lexime të ndryshme.
Fakti që kanë zgjedhur të njëjtin vend?
Kjo ka ndodhur gjithmonë. Bulevardi që nga momenti që është krijuar ka bërë historinë e Shqipërisë. Shehshin Skënderbej e ka pasur PD vazhdimisht, por tashmë PD nuk ka më kimi me këtë shesh që tashmë e ka marrë PS.
Nuk e di a vutë re ju faktin që fjalimet e para u mbajën nga kandidatet gra. Pse mendoni se kanë bërë këtë përzgjedhje?
Kjo është një qasje e kërkuar dhe bëhet në shoqëritë maskiliste.
Çfarë mund të na thoni për devizat e PS dhe PD, Shqipëria, e ardhmja jonë thonë socialistët pas 8 vitesh pushtet, ndërkohë që demokratët thonë se me ne Shqipëria fiton.
Këto përgjithësisht më lënë indiferent, nuk e di sa rëndësi ka, por mua më lë indiferent. Unë përpiqem të shoh në thelb çfarë ka fushata. Slogani i Trump ishte shumë i gjetur dhe la shenjë sepse përdorej pas shumë kohësh dhe pati një efekt të çuditshëm, u bënë veshje dhe kapele me ta.
Raportuesja e PE per shqiperine tha sot se vendi yne meriton tryezen e pare nderqeveritare dhe se ka plotesuar reformat. Mendoni se i kemi plotesuar kushtet? Per cilat e ka fjalen sipas jush?
Kushtet dihen, Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër korrupsionit, kjo e dyta ende nuk ka dhënë prova, por është duke u hetuar ish-kryeprokurori. Në këtë kuptim ndoshta Brukseli ka marrë për shenjë këtë.