MENU
klinika

Ka ndryshime nga ndeshja e parë

Ndaj Anglisë vlen edhe 1 pikë, formacioni i mundshëm

28.03.2021 - 10:53

Shqipëria e nisi mirë fushatën kualifikuese për në Katar 2022, teksa mposhti Andorrën për tri pikët e para dhe sot do të sfidojë në Air Albania, në orën 18:00, favoritët e mëdhenj të grupit, Anglinë.

Kuqezinjët e trajnerit Edi Reja do të provojnë të befasojnë Kane me shokë, e nëse do ia dilnin të merrnin një pikë, atëherë do të kishte më shumë shpresë për të ardhmen e eliminatoreve. Fitorja do të ishte historike.

Gjithsesi, problemet te kombëtarja para ndeshjes me “3 Luanët” nuk mungojnë, duke qenë se Marash Kumbulla e ka të pamundur të jetë në fushë pas problemeve në gju, ndërsa në dyshim është edhe Odise Roshi.

Sa i përket pjesës tjetër të grupit është në gatishmëri, ndërsa pritet që këtë takim ta nisë si titullar edhe Armando Broja, 19-vjeçari që është rritur në tokën britanike dhe që me shpejtësinë e tij mund të zërë në befasi prapavijën angleze.

Edy Reja ka disa dilema për formacionin e titullarëve. Në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mbrojtje është konfirmuar Veseli në vendin e Kumbullës, që është dëmtuar. Në mesfushë ka dilema nga krahët, ku Roshi mund të jetë titullar, në ndryshim nga ndeshja me Andorrën, ku luajti Lenjani, gjithnjë nëse nuk ka probleme.

Në qendër të mesfushës ka përsëri ndryshime, ku Qazim Laçi do të marrë vendin e Memushajt dhe do të luajë krah Bares dhe Gjasulës. Në sulm do të luajë Broja, që do të ketë krah tij njërin midis Cikalleshit dhe Uzunit.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Hysaj (Roshi), Bare, Gjasula, Laçi, Lenjani (Hysaj); Cikalleshi (Uzuni), Broja.