Fabiola është nëna që solli në jetë vajzën e saj, teksa ishte në terapi intensive për shkak të Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar një video ku shihet Fabiola që takon për herë të parë të bijën Najlën.
Ajo shprehet se gjendja e saj ishte e rënduar dhe se kishte neglizhuar simptomat e Covid-19.
“Ishte një sfidë shumë e madhe si për mua dhe për vajzën. Ishte një neglizhencë pak nga ana ime dhe nuk i vura rëndësi simptomave të para, por arrita në një pikë shumë të rëndë. Në reanimacion kam bërë lindjen në mënyrë shumë urgjente. Atje pata një shërbim shumë të shkëlqyer. Falenderoj stafin e maternitetit.’ thaFabiola.
“Edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, Fabiola dhe Najla luftuan deri në fund dhe e fituan përballjen e vështirë me covid19.
Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj
Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë,” shkruan Manastiriu.