MENU
klinika

Ndërroi jetë nga Covid

Një shkollë në Tiranë do mbajë emrin e Bashkim Finos

31.03.2021 - 12:00

Një shkollë në qytetin “Studenti” në kryeqytet do të mbajë emrin e deputetit socialist Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje të gjatë me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili bashkë me kolegë të tjerë socialistë kujtuan Finon.

“Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re  që po ndërtojmë pranë. Qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më parë”, ka shkruar Erion Veliaj.

Bashkim Fino u nda nga jeta dy ditë më parë, më 29 Mars. Ai cilësohej si kryeministri i Pajtimit Kombëtar pasi 24 vite më parë, në vitin 1997 drejtoi qeverinë që drejtoi vendin në mes të krizës. Ai ka qenë deputet për disa legjislatura në radhët e të majtëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN