MENU
klinika

Kreu i FFK-së

“Pa himn apo flamur të Kosovës, dalim nga fusha”

31.03.2021 - 09:46

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, deklaroi se, nëse nuk do të shfaqet flamuri dhe nuk do të vendoset himni i Kosovës para ndeshjes, ekipi do të largohet nga fusha…

“Do t’i përshëndesim gazetarët tanë dhe arbitrat, pastaj do të ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodhë kjo gjë, sepse protokolli është në përpikmëri”.

Kreu i FFK-së është i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe ndeshja do të zhvillohet sipas të gjitha protokolleve të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA:

“Unë nuk kam dyshuar asnjëherë tek UEFA dhe FIFA dhe në rregullat dhe protokollet e tyre, të cilat sigurisht që po vërtetohen edhe sot – me himn, me flamur dhe me gjithçka sipas protokolleve të FIFA-s. E dimë që Spanja është një shtet jashtëzakonisht i fortë dhe i lashtë dhe e ka një histori me shqiptarët.

Ju e dini që këtu janë varrezat e Asim Vokshit dhe Xhemajl Kadës që kanë dhënë jetën e tyre për çlirimin e popullit spanjoll. Pastaj te historia e re e Kosovës dhe të krijuarit e Kosovës shtet është një burrështetas pikërisht i Spanjës i cili ka dhënë urdhër për bombardimin e NATO-s në favor të Kosovës. Ai është Javier Solana.

Po ashtu edhe ushtarët spanjollë janë pjesë e NATO-s dhe KFOR-it që edhe sot janë pjesë në Kosovë. Duke i marrë parasysh këto unë asnjëherë nuk kam dyshuar. Unë i falënderoj shumë Federatën e Spanjës që na ka pritur jashtëzakonisht mirë me protokoll dhe jashtë protokollit në mënyrën më të mirë shoqërore.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN