MENU
klinika

"Kosova është e pavarur!"

‘Parrulla’ e Bushit jetësohet në Tiranë!

19.03.2021 - 17:45

         “Ka ardhur koha, madje sa më shpejt, që të themi “Mjaft më!” (Enough is enough!), Kosova është e pavarur!” – kjo ishte deklarata në Tiranë, nga George W. Bush më 2007 – një mesazh i qartë për politikën ndërkombëtare, si për t’iu rikujtuar fatet e lidhura bashkë të Shqipërisë me Kosovën.

FUSH-KRUJA, ALBANIA – JUNE 10: A sea of hands pull US President George W. Bush’s head into the crowd while greeting bystanders as he departs a cultural event in Fushe-Kruja, Albania, 10 June 2007. (Photo by Charles Ommanney/Getty Images)

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklarata e Presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës është përkujtuar përmes një instalacioni në kryeqytet. Ky projekt ka si qëllim vendosjen e publikut në ndërveprim të afërt me artin bashkëkohor, si dhe krijimin e një dialogu të hapur mes hapësirës urbane dhe artit. “Enough Is Enough” është vepra e dytë që bën pjesë në këtë projekt, i cili ka nisur me përurimin e veprës “Bukurshkrimi” të artistit Adrian Paci, në nëntorin e vitit të kaluar.

Koncepti “Enough Is Enough” është një vepër arti publik e artistit Alban Muja, kushtuar deklaratës së bërë prej Presidentit George Bush gjatë vizitës në Tiranë, në vitin 2007. E para e këtij lloji për artistin bashkohor Alban Muja, kjo vepër është një skulpturë në hekur që, si një urë, lidh dy brigjet e lumit të Lanës, në një prej zonave më urbane të kryeqytetit. Vepra, që më shumë se një instalacion është mirëfilli një skulpturë, e përbërë prej gërmave formuese të togfjalëshit “Enough is Enough”, është 17.5 metra e gjatë dhe secila gërmë 1,8 metra e lartë.

Pavarësisht kësaj, ajo mbart një monumentalitet diskret, pasi nuk është e dukshme prej rrugëve në të dy anët e lumit që lidh, por mund të shihet veçse prej kalimtarëve në urat që ka pranë, ose prej atyre që kërkojnë ta shohin mes bimësisë që e rrethon.

Kjo vendosje është sigurisht e qëllimtë: bashkimi i dy brigjeve është një gjest retorik, por një paralelizëm që i përgjigjet të vërtetës së dy vendeve të lidhur prej gjithnjë e përgjithmonë; nga ana tjetër, vendosja thuajse e fshehur e një monumenti me përmasa kaq të mëdha, thërret sërish një tjetër të vërtetë të madhe: atë të mikpritjes shqiptare të eksodit të Kosovës gjatë luftës, e madhe por pa zhurmë. Temat e kujtesës, luftës së Kosovës dhe përfaqësimit material të dhimbjes janë tema të vazhdueshme të hulumtimit artistik të Alban Mujës.

“Enough Is Enough” është e pazakontë për të në formë, por një vazhdimësi e diskursit që ngre Muja në punën e tij, duke e vendosur publikun përballë çështjeve të mëdha të luftës, emigrimit e ndarjes, por edhe rëndësisë së vlerave humaniste, si ndihmesa kolektive, gjendja e njeriut për njeriun. Vendlindja është pikënisja e sigurtë e punës së Mujës, sikurse është dhe lufta, si një e vërtetë e jetuar e tij, por “Enough Is Enough” nuk është vetëm një monument i lidhjes së Kosovës me Shqipërinë, por edhe një eko e situatës së çdo refugjati sot në botë.


Në këtë kondvështrim, “Enough Is Enough” është edhe një akt politik universal që tejkalon territorin ku lind, një kundërvënie ndaj modeleve të sotme socio-politike që vendosin kufirin (territorial) përpara jetës së njeriut dhe të drejtës së tij, për siguri dhe stabilitet. Synimi i veprës nuk është rikujtesa e luftës, por përqasja me pasojat për popujt e prekur dhe problematizimi i pushtetit si qëllim. “Enough Is Enough” vjen si kujtesë historike pas dy dekadash e si e tillë, mund të duket e vonuar, por ajo është pikërisht dëshmi e një bote që ndryshon pak, një thuajse artefakt i krizës së madhe refugjate që përjetoi Ballkani e që me sa duket, pati pak ndikim mbi sjelljen politike ndërkombëtare, duke qenë se bota sheh vazhdimisht lindjen dhe zgjerimin e zonave akute të krizave humanitare. Në këtë kontekst, “Enough is Enough” nuk vjen vetëm si përgjigjja që Presidenti Amerikan i dha statusit të pavarësisë së Kosovës, por edhe si vënie në pyetje e marrëdhënies afatgjatë mes pushtetit dhe lirisë së njeriut.

Pavarësisht kësaj, ajo mbart një monumentalitet diskret, pasi nuk është e dukshme prej rrugëve në të dy anët e lumit që lidh, por mund të shihet veçse prej kalimtarëve në urat që ka pranë ose prej atyre që kërkojnë ta shohin mes bimësisë që e rrethon. Kjo vendosje është sigurisht e qëllimtë: bashkimi i dy brigjeve është një gjest retorik, por një paralelizëm që i përgjigjet të vërtetës së dy vendeve të lidhur prej gjithnjë e përgjithmonë; nga ana tjetër, vendosja thuajse e fshehur e një monumenti me përmasa kaq të mëdha, thërret sërish një tjetër të vërtetë të madhe: atë të mikpritjes shqiptare të eksodit të Kosovës gjatë luftës: e madhe, por pa zhurmë.

Temat e kujtesës, luftës së Kosovës dhe përfaqësimit material të dhimbjes janë tema të vazhdueshme të hulumtimit artistik të Alban Mujës. “Enough is Enough” është një vazhdimësi e diskursit që shtron Muja në punën e tij, duke e vendosur publikun përballë çështjeve të mëdha të luftës, emigrimit e ndarjes, por edhe rëndësisë së vlerave humaniste, si ndihmesa kolektive, gjendja e njeriut për njeriun.

Vendlindja është pikënisja e sigurtë e punës së Mujës, sikurse është dhe lufta, si një e vërtetë e jetuar e tij, por “Enough is Enough” nuk është vetëm një monument i lidhjes së Kosovës me Shqipërinë, por edhe një eko e situatës së çdo refugjati sot në botë. Në këtë kondvështrim, “Enough is Enough” është edhe një akt politik universal që tejkalon territorin ku lind, një kundërvënie ndaj modeleve të sotme socio-politike që vendosin kufirin (territorial) përpara jetës së njeriut dhe të drejtës së tij për siguri dhe stabilitet. Synimi i veprës nuk është rikujtesa e luftës, por përqasja me pasojat e saj tek popujt e prekur dhe problematizimi i pushtetit si qëllim.

“Enough is Enough” vjen si kujtesë historike pas dy dekadash, e si e tillë mund të duket e vonuar, por ajo është pikërisht dëshmi e një bote që ndryshon pak, një thuajse artefakt i krizës së madhe refugjate që përjetoi Ballkani e që me sa duket pati pak impakt mbi sjelljen politike ndërkombëtare, duke qenë se bota sheh vazhdimisht lindjen dhe zgjerimin e zonave akute të krizave humanitare. Në këtë kontekst, “Enough is Enough” nuk vjen vetëm si përgjigjja që Presidenti Amerikan i dha statusit të pavarësisë së Kosovës, por edhe si vënie në pyetje e marrëdhënies afatgjatë mes pushtetit dhe lirisë së njeriut.

Më 15 mars 1991, Shqipëria rivendosi marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në: 100 ditë më pas, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker, vizitoi Tiranën, ku iu rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës me SHBA-në, çfarë Sekretari Baker e përkufizoi: “Ne jemi me ju, ju jeni me ne”.

Alban Muja është një artist bashkëkohor kosovar që jeton mes Berlinit dhe Prishtinës. I ndikuar kryesisht nga proceset e transformimit shoqëror, politik dhe ekonomik në rajonin e gjerë përreth, ai shqyrton historinë dhe temat socio-politike dhe i lidh ato me pozicionin e tij në Kosovë sot. Disa prej ekspozitave të zgjedhura ku ai ka marrë pjesë janë : Muzeun Ludwig, Budapest; Muzeu Maxxi, Romë; Bienaleja e 3-të e Artit Industrial, Istria, Kroaci; Qendra Eksperimentale MOMus për Artet, Selanik; Muzeu i Artit Kumu, Talin; Muzeu i Artit Guangdong; Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup; MeetFactory, Pragë; Forum Stadpark, Graz; Galeria James, New York; Galeria e Arteve e Qytetit të Lubjanës; Muzeu i Artit Zhejiang, Hangzhou; Muzeu i Arteve të Bukura, Split; Trieste Contemporanea; Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Rijeka; Galeria Kombëtare e Artit Zachęta, Varshavë; Ien Bienaleja e 2-të e Artit Bashkëkohor në strehën Atomike në Konjic, BiH; Galeria Škuc, Ljubljana; Galeria Kombëtare e Kosovës; Muzeu i Arteve të Bukura, Split; Galeria Gagosian, Beverly Hills; Galeria Kombëtare Sllovake; Staatliche Kunsthalle, Baden-Baden; Bienaleja e 28-të Grafike e Lubjanës; nGbK, Berlin; Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë; Bienalja e Cetinje dhe të tjerët. Muja në vitin 2019 përfaqësoi Pavionin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 58-të të Venecias me projektin e quajtur “Albumi Familjar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Musolini tek Hrushovi, periudha 1930-1991

16 personalitetet që vizituan Shqipërinë


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB