Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur ekologjistin gjerman Michael Succow, fitues i çmimit alternativ “Nobel” , pas letrës dërguar kryeministrit Edi Rama, por edhe autoriteteve të BE për të ndalur projektet që shkatërrojnë lumin Vjosa.
“Tashmë kur kauzës tonë i janë bashkuar 36 organizata mjedisore vendase dhe të huaja, ndër ta edhe aktori e artisti i jashtëzakonshëm Leonardo DiCaprio, Qeveria ende në detyrë duhet të dëgjojë zërin e komunitetit e të gjithë aktivistëve, si dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.
Mesazhi i plotë
E përshëndes fituesin e çmimit alternativ “Nobel”, Michael Succow, për përkrahjen publike të dhënë për kauzën e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, përgjatë gjithë lumit duke përfshirë edhe degët e tij.
Ndaj të njëjtin qëndrim me ekologjistin e shquar gjerman, të shprehur edhe në letrën drejtuar Kryeministrit ende në detyrë, por edhe autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian, për të ndalur çdo projekt shkatërrimtar në lumin Vjosa, që siç me të drejtë ai e cilëson “është një dhuratë të madhe jo vetëm për banorët e Shqipërisë, por për të gjithë europianët dhe më gjerë”.
eta
Tashmë kur kauzës tonë i janë bashkuar 36 organizata mjedisore vendase dhe të huaja, ndër ta edhe aktori e artisti i jashtëzakonshëm Leonardo DiCaprio, Qeveria ende në detyrë duhet të dëgjojë zërin e komunitetit e të gjithë aktivistëve, si dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.
Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.
Referendumi historik është një mundësi e shkëlqyer për ne dhe komunitetin përgjatë lumit Vjosa për t’i dhënë ndëshkimin e merituar me votë të gjithë atyre që këtë pasuri kombëtare dhe europiane duan ta zhvatin për llogari të pasurimit të një grushti oligarkësh.