MENU
klinika

Letra Venedikut, për Skënderbeun

Prijësi legjendar, politikan erudit

10.03.2021 - 18:15

       Sipas italianit të quajtur Petruzi, në letrën dërguar Senatit të Venedikut, jepen disa karakteristika të panjohura më parë, për heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, publikuar nga Gjon Keka.

Petruzi, bashkohës i Skënderbeut që e kishte parë disa herë në beteja, e përshkruante kështu: “Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz… me dhunti dhe fisnikëri të lindura…

“Natën, shpata e tij gjithmonë duhet t’i rrijë te koka. Në kohë paqeje, ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes vendase)…

Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe të pirë… ndërsa, për nga morali, ai mund të shërbejë si shembull (model)…

I pastër, i devotshëm, i butë, orator e bujar…

Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, që ashtu si Pirro, paraardhësi i tij i madh, që emrat e pothuajse të gjithë luftëtarëve të tij, i njeh…”.

Përveç gjuhës amtare, Petruzi kishte thënë se, Skënderbeu flet plotësisht turqishten, tatarishten, sllavishten, latinishten, persishten dhe velshisten e se, po ashtu e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Një Skënderbe... një Garibald

“Damis, këta shqiptarët tuaj janë luanë!”