MENU
klinika

Për të gjithë fëmijët që kanë humbur prindërit nga ‘Covid-19’

Princ Harry prek si kurrë ndonjëherë

21.03.2021 - 10:38

Princ Harry ka vendosur së fundmi të ndihmojë fëmijë, që po si ai kanë humbur prindërit në moshë shumë të vogël. Duka i Sussex, ka shkruar disa fjalë për fëmijët që po përballen me dhimbjen e humbjes së prindërve për shkak të ‘Covid-19’.

Në spitalin e quajtur ‘Hospital by the hill’, Harry ka treguar se sa e vështirë ka qenë të pranojë vdekjen e mamasë së tij, Princeshës Diana, e cila humbi jetën kur ai ishte 12 vjec dhe tregoi se shpreson që libri që do të shkruajë t’i bëjë të gjithë të ndihen mirë e të kuptojnë se nuk janë vetëm.

“Kur isha një djalë i vogël, humba mamanë. Në atë kohë nuk doja ta besoja apo ta pranoja dhe la një boshllëk të madh tek une. E di si ndiheni, por dua t’ju them se me kohë ky boshllëk do mbushet me dashuri dhe mbështetje. Ne të gjithë përballemi me humbjen në mënyra të ndryshme, por kur një prind shkon në parajsë, kam mësuar se dashuria, kujtimet e tyre nuk largohen asnjëherë. Ata do jenë gjithmonë me ju dhe mund t’i mbani në vete përgjithmonë. E kam vërtetuar këtë gje”, ka pohuar Harry.

Ai ka përfudnuar se pavarësisht se sa të humbur apo të trishtuar mund të ndihen tani, gjithcka do të kalojë për ata dhe me kohën të gjitha plagët do të shërohen dhe do të mbushen me dashuri.

“Shpresoj që ky libër t’ju ndihmojë të kujtoni sa special dhe të dashur ishin njerëzit e shtrenjtë për ju. Dhe se sa të vecantë jeni ju gjithashtu”, ka përfunduar Harry.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN