MENU
klinika

Eksperti amerikan: Po lejon Turqinë të ndikojë...

Pse BE nuk i liberalizon vizat për Kosovën?

09.03.2021 - 17:02

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është proces që lëviz nëpër duart e Serbisë dhe Rusisë, raporton Gazeta Express. Ben-Meir ka thënë se Bashkimi Evropian po e lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar kosovare, duke ua mohuar atyre liberalizimin e vizave.

“Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir.

Para pak ditësh edhe ish-emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka hedhur kritika ndaj BE-së për mosliberalizim e vizave për Kosovën. /Express/