MENU
klinika

"Tekste të purifikuara"

Pse janë të shenjta Shkrimet e Shenjta?

28.03.2021 - 18:11

       Pergamenët antikë ishin antifrod. Struktura e tyre ishte e tillë që nxirrte në pah çdo përpjekje për të fshirë, korrigjuar apo modifikuar tekstin.

Zbulimi mbërrin nga studiuesit e universitetit “Exeter”, “York” dhe “Cambridge”, që kanë analizuar mbi 600 kampione të marra nga rreth 500 tekste dhe dokumente britanike shkruar rreth viteve 1699-1969.

Rezultatet janë publikuar në revistën “Heritage Science”. Sipas tyre, tekstet dhe këto dokumente përtej vlerës historike, tani kanë shërbyer edhe për të kuptuar teknikat e përdorura, si dhe analizimet biologjike e kimike te tyre.

Në të kaluarën, siç e dimë, dokumentet e lidhura dhe aktet e ligjet shtetërore, shkruheshin në pergamena, që pëlhura në lëkurë deleje. Një ndër arsyet dhe vlerat e shtuara, ishte edhe fakti se, nuk mund të manipuloheshin dhe çka shkruhej në to, ishte e pakthyeshme.

Në pothuajse të gjitha këto dokumente, materiali i përdorur është po i njëjti dhe gjithnjë bëhet fjalë për lëkure deleje dhe jo viçi, apo dhie.

Sipas studiuesve, lëkura e deles ka një përbërje shumë të lartë yndyrnash, 30-50 për qind, në krahasim me 3-10 për qind të lëkurave të tjera dhe pikërisht për këtë arsye, rezulton të jetë më efikase ndaj falsifikimeve apo modifikimeve.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit