MENU
klinika

Letërkëmbimi i Jakomonit...

Qeveria italiane: T’u kthehen shqiptarëve, “armët” e heroit

22.03.2021 - 11:34

       Në majin e vitit 1940, në Napoli ishin ekspozuar tri reliktet e famshme të Skënderbeut që ruhen në Muzeun e Vjenës. Por rrethanat e kuftës kishin bërë që reliket të mbeteshin përkohësisht në Napoli e gjatë kësaj kohe ministria e Jashtme italiane, përmes ambasadës italiane në Berlin, kishin ndërmarrë hapat për të arritur marrëveshje që këto relikte t’i dhuroheshin Italisë dhe më tej, Italia t’ia kalonte shtetit shqiptar.

Por, gjatë hetimeve dhe informacioneve të rezervuara që kishin mbledhur, ishte zbuluar se përkrenarja dhe armët, nuk ishin në të vërtetë të Skënderbeut, por ishin pjesë e një koleksioni të vitit 1600, të arqipeshkvit Ferdinand dhe reliket ishin deklaruar prej atëherë, si të Skendërbeut, për t’i rritur vlerën koleksionit.

Korrespondenca ku zbulohen këto informacione zhvillohet mes minsitrisë së Jashtme italiane dhe mëkëmbësit Françesko Jakomoni në Tiranë. Letra dërguar Jakomonit, përfundon me pyetjen, nëse në këto rrethana ia vlen apo jo, të merren si dhuratë, reliktet e Skënderbeut, në Muzeun e Vjenës.

Letra e nisur në adresë të Jakomonit, nga ministria e Jashtme italiane, ka këtë përmbajtje:

“Kjo Ministri Mbretërore në maj të vitit 1940 huazoi origjinalët e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut nga Qeveria e Rajhut për t’i ekspozuar ato në Pavijonin shqiptar të Ekspozitës së Trienales në Napoli.

Me mbylljen e Trientales, për shkak të luftës, dy reliktet u mbajtën në Napoli, ku gjenden edhe sot.

Pas kërkesës së përfshirë në letrën nr. 73/002021/223 të 9 Qershorit 1940 nga Shkëlqesia e tij, Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Shqiptare, kjo Ambasadë në atë kohë ndërmori hapat parë në Auswartiges Amt për të bërë të mundur marrjen si dhuratë të përkrenares së Skënderbeut dhe dy shpatave që i përkasin Muzeut të Hofburgut të ri në Vjenë.

Ministria e lartpërmendur ka informuar tashmë se, pas interesimit përmes autoriteteve kompetente, muzeu i lartpërmendur ka bërë të ditur se tre reliket në fjalë nuk janë, në të vërtetë autentike: ato janë pjesë e koleksionit të famshëm të armëve, të arqipeshkvit Ferdinand dhe shfaqen në katalogun koleksionit të tij të vitit 1600. Megjithatë duket se ato ishin cilësuar si pronë e Skënderbeut, posaçërisht për t’i rritur vlerën koleksionit të sipërpërmendur.

Duke raportuar sa më sipër, Auswartiges Amt gjithashtu shtoi konfidencialisht se fillimisht kishte dyshimin se Muzeu i Vjenës kishte dhënë këtë version që të dekurajonte kërkesën e bërë nga pala italiane. Megjithatë, nga hetimet e mëtejshme, doli se gjërat në të vërtetë ishin siç u tha. Në këto rrethana, dhe para se të vazhdojë më tej, Auswartiges Amt kërkon të dijë nëse, përkundër gjithçkaje, qeveria italiane është akoma e interesuar për marrjen e objekteve në fjalë.

Në lidhje me sa më sipër, kësaj ministrie i kërkohet të bëjë të ditur nëse duhet që ambasada të insistojë në marrjen dhuratë të relikteve në fjalë.

Para se t’i përgjigjemi Ambasadës Mbretërore në Berlin mbi çështjen e transferimit të relikteve të lartpërmendura, ne do të jemi mirënjohës të dimë mendimin tuaj”.

Në përgjigje të kësaj letre, mëkëmbësi Françesko Jakomoni, shkruan se:

“… duhet të këmbëngulet me qeverinë gjermane, për shitjen e relikeve të Skënderbeut që i përkasin Muzeut të Hofburgut të ri, në Vjenë.

Nuk ka dyshim, se dhurata do të ishte shumë e mirëpritur, si për qeverinë dhe popullin shqiptar, pavarësisht nga vërtetësia apo jo e relikteve të përmendura, duke pasur parasysh vlerën e tyre, në mos historike, të paktën artistike, apo qoftë edhe sentimentale.

Jakomoni”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit