MENU
klinika

Aeroporti i Vlorës/ Rama: Tani marr frymë i lehtësuar!

“I lumtur që do të ndërtohet nga kompania e Behgjet Pacollit”

05.03.2021 - 13:08

Kryeministri Edi Rama tha se ndihet i lumtur dhe i lehtësuar nga barra, pas shpalljes së kompanisë fituese për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Kreu i qeverisë tha se baza e këtij konsorciumi është kompania me flamur shqiptar e Behgjet Pacollit, të cilin u shpreh ai kemi mundësinë ta vendosim para përgjegjësisë së nderit në raport me popullin shqiptar.

“Baza e këtij konsorciumi është një kompani e famshme, një kompani me vepra fantastike, që ka një flamur shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Jam i lumtur që më në fund Behgjet Pacolli do ta ketë mundësinë provojë atë që prej kohësh ka dëshiruar ta provojë. Që prej kohësh më ankohet si nuk mu dha mundësia të investoj në Shqipëri, të lë gjurmën time në Shqipëri, të mbetet pjesë e veprës sime.

Duke pasur një partner si Behgjet Pacolli, ne kemi mundësinë që ta vëmë para përgjegjësisë së madhe të nderit në raport me mbarë popullin, dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së marrëdhënieve me kompanitë e huaja, që mund të jenë po kaq të mira, por në një moment të caktuar bëhen të ftohta, shurdhe, qorre përballë kërkesave që ti mund të kesh”, tha Rama.

“Vijmë sot në këtë moment marrë frymë i lehtësuar nga kjo barrë, pasi për fat të mirë jam deputet në Vlorë, për arsye që dihen, fati i keq për padurimin proverbial të vlonjatëve, që është një nxitje e madhe, por në momente të tilla kthehet në torturë, sepse kur nuk ke gjë në dorë shënjestrohesh si mashtrues, si manipulator, si krijues videosh 3D, dhe kur ti e di cila është e vërteta, fjalët shpjegimet nuk bëjnë ndonjë punë të madhe. Sot kemi fituesin, jam shumë i lumtur, u shpreh më herët kreu i qeverisë.

Ministrja Belinda Balluku tha se për 30 ditë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese që do i hapë rrugë nisjes së punimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN