MENU
klinika

30-vjetori i eksodit të shqiptarëve

Rama merr çmimin “Rrënja e Pulias”, kryeministri: Italia është…

06.03.2021 - 10:18

Kryeministri Rama me Ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe  Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj.

Gjatë fjalës së tij në  këshillin Rajonal të Pulias, ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe  kreu i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Rama e konsideroi Italinë si engjëllin mbrojtës të Shqipërisë.

Rama mori nga Emiliano çmimin “Rrënja e Pulias”.

“Nuk e di a e meritoj gjithë këtë. Është si traditë që kur merr një çmim duhet edhe të flasësh. Dua t’i falënderoj  të gjithë ata që janë në sallë. Është e pabesueshme të mendosh që ata njerëz jemi ne, shqiptarët, duket si histori që ndodhi mijëra vjet përpara, por në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra, ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, por ajo që i bën të gjithë të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën në atë anije dhe sot janë pjesë përbërëse e asaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe 50 mijë ata që kanë një ndërmarrje të madhe a të mesme. Prej shumë vitesh nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne Italia ishte një ëndërr. Unë kam pasur një gjyshe katolike që më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu, kurse italishtja është gjuha e të kaltërve. Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë, që kur bëhet fjalë për të folur për shqiptarët ose kur bëhet fjalë për të mbrojtur  Shqipërinë. Ishim shumë të lumtur kur shkonim tek gjyshja për të parë jo vetëm detin por edhe Rain. Shkonim të shikonim TV por ishte sikur të shikonim kinema. Më pas ndodhi kjo situatë ballafaqimi me realitetin e Italisë dhe sigurisht nuk ishte ajo që kisjim parë në ekranin e Rait aq më pak edhe në ekranin e Mediaset sepse ishte një realitet. Ne na shikonin si të dyshimtë. Ishte një pikëmbërritje dhe pikënisje për shumë të tjerë. Kishte mijëra të dëshpëruar që dukeshin si jashtëtokësorë. Edhe çasti i tërmetit ishte një çast mbrojtje nga Italia”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“T’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre”

Di Maio: BE të mos e quajë veten të Bashkuar nëse Shqipëria…