MENU
klinika

“Nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi”

Rama sulmon sërish opozitën për hapjen e fushatës: Mbjell mesazhin e vdekjes, rraqe rraqe kikiko

25.03.2021 - 19:34

Për kryeministrin Edi Rama, opozita po mbjell vdekje duke grumbulluar njerëz të shumtë në shesh.

Në fjalën e mbajtur para kandidatëve për deputetë, Rama u shpreh se ndërkohë që shumë shtete në Evropë janë të mbyllur, opozita shqiptare mbledh njerëz të shumtë në rrugë.

Rama: Gjithmonë ka pasur një traditë në orar ndryshe. Kanë tre ditë që ndryshojnë orën. Ne nuk jemi mësuar të vonohemi, ndërsa Shqipëria është vonuar për shkak të tyre. Këtu ka qytetari, këtu ka shije dhe të dëshirës për të qenë së bashku mundësisht me të gjithë shqiptarët. Në këtë kartolinë që shqiptarët na ndjekin, shohin disa njerëz të mbledhur me kujdes, me distanca, me vetëdije për kohën që jetojmë dhe në anën tjetër shikojmë diçka që është vështirë të identifikohet kur në hartën e Evropës treçereku i vendeve janë me ngjyrë të kuqe të mbyllura. Isha në Paris.

Ishte një qytet fantazmë. Ndërkohë që këtu, janë dy botë dhe ne ndërkohë që për ne patjetër fushata elektorale është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm. Zbrapsja përfundimtare e virusit mbi jetët tona. Ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi. Ne nuk mund t’i thërrasim njerëzit për t’i vënë në rrezik dhe mbi të gjitha të çojmë mesazhin e gabuar dhe të tmerrshëm se kush është më lart mund të sillet si të dojë me shtetin dhe ligjin, saqë kur bëhet fjalë edhe në një luftë mes jetës dhe vdekjes nuk do t’ia dijë se mund të mbjellë vdekjen tek ata që e ndjekin.

Mandati i tretë nuk është për Partinë Socialiste, nuk është për karrigen e askujt përfshirë edhe timen. Mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet më mbrapa. Mandati i tretë bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe ardhjen në fuqi në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta do të thotë humbje e të gjithë këtyre përpjekjeve dhe kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk mund dhe nuk do të kthehet më. Mandati i tretë i Partisë Socialiste do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë dhe që çështja e pronës është futur më në fund në rrugën e mbylljes përfundimtare.

Mandati i tretë do të thotë që politika të mos mund t’u kërkojë më dot asgjë as mësuesve, as infermierëve as mjekëve që janë në atë vend fal meritës së tyre.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Te PD, partia është mbi shëndetin e njerëzve, kurse…"

Rama nis fushatën me kritika për opozitën: Njerëzit kanë para dy kartolina!