Filmi i autores nga Bosnjë-Hercegovina, Jasmila Zhbaniç, “Quo vadis, Aida?”, me subjektin mbi gjenocidin e Srebrenicës, u nominua për çmimin prestigjioz “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë, jashtë botës anglishtfolëse.
Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit publikoi zyrtarisht nominimet për Çmimet e 93-të të Akademisë, të cilat do të mbahen më 25 prill.
Pas një liste me 15 filma, që u shpall në mesin e muajit shkurt, Akademia shpalli ditën e sotme, listën e ngushtë me pesë filma, mes të cilëve renditet edhe “Aida”.
Përveç filmit boshnjak, në garën për titullin e filmit më të mirë të huaj, ishin gjithashtu, filmat: “Another Round” (Danimarkë), “Better Days” (Hong Kong), “Collective” (Rumani), “The Man Who Sold His Skin” (Tunizi)
Ajo që mund të thuhet, është se një sukses i tillë i filmit “Quo vadis, Aida?” ishte gjithashtu i pritshëm, duke marrë parasysh se filmi i Jasmila Zhbaniçit mori vlerësime shumë pozitive dhe tashmë, njihet si një nga favoritët për “Oscar”, me shumë nominime e çmime, në shumë festivale prestigjioze.