MENU
klinika

Tekniku i Anglisë

Southgate: Shqipëria e fortë, ka trajner me përvojë

27.03.2021 - 18:10

Pas Edy Rejas, në prag të ndeshjes së nesërme Shqipëri-Angli, foli edhe trajneri i “Tre Luanëve”, Garreth Southgate, i cili pavarësisht mungesave të rëndësishme, si Rashford apo edhe Saka, citoi se nuk është i shqetësuar, pasi ka shumë alternative në organikë.

Shqipëria – “Ata janë një ekip i stërvitur mirë, një trajner italian me përvojë, dhe mund të shihet qartë në mënyrën se si ata luajnë. Ne do të duhet të shohim nëse ata përshtaten me ne, por ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar mirë në mbrojtje, janë të organizuar mirë me lojën e tyre. Pra, si gjithmonë, ne duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar ndeshjen.”

Fusha – Kam dëgjuar që ata kanë pasur probleme me fushën njësoj siç ka ndodhur me “Wembley” kur u hap. Kanë punuar shumë për ta rregulluar fushën dhe besoj se do të jetë më e mirë seç ishte kur stadiumi u inagurua”.

Alternativat dhe mungesat – “Mount dhe Reis mund të jenë dyshja e mesfushës kundër Shqipërisë, ata bënë një paraqitje shumë të mirë kur luajtën së bashku ndaj Islandës. Nuk është fiks pozicioni që Mount luan me skuadrën e tij, por besoj se është i aftë të luajë aq thellë.

Ai mund të luajë si një numër 4, si një 8-sh, por edhe si një numër 10. Po ashtu edhe Ward-Prowse e pashë mirë ndaj San Marinos, edhe Philips është në formë të mirë, kështu që nuk jam i shqetësuar aspak. Rashford e kemi patur vetëm për një ndeshje e gjysmë nga shtatori deri më tani, kështu që mungesa e tij ka qenë një mundësi më tepër për të tjerët.”

Henderson – “Dëmtimi i Hendersonit është në një periudhë delikat sepse nuk ka mbetur edhe shumë nga Europiani. Të shohim si do të vijojë rikuperimi i tij. E di që ai do të bëjë gjithçka për të qenë në Europian, por duhet të marrin në konsideratë edhe numrin e paktë të ndeshjeve që eventualisht do të luajë pas dëmtimit. Jordan, gjithsesi, është optimist që mund t’ia dalë.”