MENU
klinika

Rama: I vetmi rast deri tani më rezulton…

Thirrja e ambasadores amerikane për lista të pastra

12.03.2021 - 11:15

Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla deklaratën e fortë të ambasadores amerikane ndaj liderëve politikë që të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit persona jo të lidhur me krimin.

Sipas Ramës, deri më tani, i vetmi rast “më rezulton një i PD në Shijak”.

Shefi i Qeverisë theksoi në fjalën e tij, se nëse kandidatët e zgjedhur për garën e 25 prillit “janë apo jo të lidhur me krimin, këtë e vendos vota e popullit”.

“Connected a disconnected, këtë nuk e vendos ti dhe ne jetojmë në një vend demokratik.

Ambasada e SHBA ka bërë gjënë e duhur, ka sjelle ne vemendjen tone qe ne te shkojme para dhe me rezulton deri tani i vetmi rast eshte nje i PD në Shijak”, u shpreh Rama.

Sjellim në vëmendje se dy ditë pasi u zyrtarizuan listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja amerikane ka bërë të qartë nga Elbasani përgjegjësinë që kanë drejtuesit politikë për figurën e personave që kanë zgjedhur të shkojnë në garën e zgjedhjeve parlamentare përpara popullit.

Diplomatja amerikane theksoi se fakti që disa persona nuk janë dënuar, vjen “për shkak të boshllëqeve të ligjit shqiptar”.

Sipas ambasadores, nëse sekretari i shtetit amerikan “ka përcaktuar në bazë të hulumtimeve e informacioneve që ky person përbën kërcënim për sigurinë e SHBA, ndoshta ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë se nëse kjo do të përbënte kërcënim edhe për sigurinë e tyre”.

“Në fakt, njerëzit me logjikë të thjeshtë do e kuptonin që ky është një evidence, një fakt qe tregon, jo se mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve të ligjit shqiptar, e kjo ska lidhje nëse SHBA pëlqejnë dikë apo nuk pëlqejne dikë.

Kjo ka të bëjë lidhur me faktin nëse sekretari i shtetit ka përcaktuar në bazë të hulumtimeve informacioneve që ky person përbën kërcënim për sigurinë e SHBA, ndoshta ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë se nëse kjo do të përbënte kërcënim edhe për sigurinë e tyre”, tha Kim nga Elbasani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN