MENU
klinika

Ndeshja Shqipëri-Angli

TKZ prezente me banderola, formacionet zyrtare

28.03.2021 - 16:08

Shqipëri-Angli do të nisë në orën 18:00 në “Air Albania Stadium” dhe është një përballje që rikthehet në Tiranë pas plot 20 vitesh, duke qenë hera e fundit në vitin 2001 kur stadiumi quhej “Qemal Stafa”…

Sonte në “Air Albania” do të jetë e ekspozuar koreografia e grupimit TKZ (Tifozat Kuq e Zi) por sidomos tribuna ballore do të jetë e mbushur me reklamat gjigante të vendosura nga FSHF dhe sigurisht të sponsorizuara edhe nga kompanitë e ndryshme…

Sa i përket formacionit, Edy Reja ka zgjedhur këtë 11-e: Berisha, Ismajli Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Uzuni, Laci, Bare, Memolla, Cikalleshi dhe Broja. Sakaq, Anglia do të zbresë në fushë me këtë formacion: Pope, Walker, Maguire, Shaw, Foden, Rice, Philips, Sterling, Kane dhe Mount.